Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Kizilot, 80km nga aeroporti i Antalisë dhe 10km nga Side dhe Manavgat.

Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 475. Standard dhoma 396 (36m², 2+1pax), 22 dhoma familjare Tip A (39m², 2+2pax, një dhome me shtrat francez dhe me shtrat dy kate), 24 dhoma familjare Tip B (43m², max5pax, dy dhoma me dere lidhëse dhe banjë), 33 dhoma familjare Tip C ((72m², dy dhoma te ndara me dere lidhëse, 2 banja, max5pax).

Të gjitha dhomat posedojnë banjë private me dush, tharëse flokësh, ajër i klimatizuar qendror i cili punon në orë të caktuar (por jo edhe kur është e hapur dera e ballkonit), telefon direkt, mini bar (lëngje në të arritur, më vonë ujë), arkë, TV satelitor me kanale muzikore, ballkon.

Shërbimi: All Inclusive – bufe i hapur, shërbimi për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, pasdite ëmbëlsira, çaj, kafe, darka dhe në mesnatë supë, A’la Carte restorantet me rezervim paraprak dhe njëherë gjatë qëndrimit, akullore ne orët e paditës, pijet alkoolike dhe jo- alkoolike vendore deri në ora 24.00. Nuk janë inkuadruar: pijet nga importi, pijet pas orës 24.00, lëngu i freskët, të gjitha pijet në shishe, pijet në Disko Klub.

Përmbajtja: Restorant kryesor me bufe të hapur, shërbimi, A’la Carte restorantet me rezervim paraprak: Tulip – Turk,
Olive – Italian dhe Bonsai – Kinez, si dhe restoranti i peshkut me rezervim paraprak, lobi bar, snack bar, bar pranë pishinës dhe në plazh, Disko Klub. Mjeku, larje rrobash, floktari, telefoni, faksi, internet café, lojërat në kompjuter, qendra tregtare, rent a car janë me pagesë.

Plazhi: Hoteli posedon plazh matanë rrugës me ndër kalim (tunel), me rërë, guralec, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, banjë turke, saunë, qendra fitness, pingpong, volejboll plazhi janë pa pagesë. Masazhi, sportet ujore janë me pagesë.
Program animues gjatë ditës dhe në mbrëmje. Mini Club për fëmijë.
http://www.ameliabeachresort.com/
HOTEL NOTE
Hoteli është i vendosur në regjionin Kizilot, 80km nga aeroporti i Antalisë dhe 10km nga Side dhe Manavgat.