Nëse akoma nuk keni menduar për pushime këtë verë, atëherë ku tjetër se në një nga super hotelet me 5 yje që ju presin në Side, Antalya.

I vendosur përgjatë vijës bregdetare mahnitëse të Turqisë, Side ofron një përzierje mrekullish duke ofruar klimë dhe mot të ngrohtë, ujëra të pastër të detit Mesdhe si dhe shumë aktivitete të ndryshme që ju presin.

Me ofertat më të mira nga Max Travel ju mund të arrini cdo destinacion.

Max Travel ju propozon disa nga super hotele të mrekullueshme në Side që ofrojnë shërbimin në konceptin Ultra All Inclusive. Këto hotele japin rëndësi të veçantë për përvojën tuaj të pushimeve duke ofruar aktivitete të shumta të dedikuara për të gjitha moshat, ushqim të shijshëm dhe dhoma të rehatshme për të garantuar një qëndrim të paharrueshëm.

 

Bosphorus Sorgun

Bosphorus Sorgun ndodhet në rajonin Side të Antalias, në një vendndodhje të mrekullueshme midis bregdetit dhe lumit Manavgat. Koncepti “All Inclusive” i Bosphorus Sorgun ofron më shumë se sa një thjeshtë akomodim. Ky hotel unik sjell përfitime të pakrahasueshme si ushqim i shijshëm, argëtim pa fund dhe pamje mahnitëse.

Në dhomat e tyre të komoditetshme dhe të ndryshme, mysafirët gjejnë gjithçka që nevojitet për të qëndruar në mënyrë të përshtatshme dhe të shijojnë pushimin e tyre në maksimum.

Bosphorus Sorgun siguron shërbime të tjera për të garantuar që mysafirët të ndihen sa më komod. Hotel Bosphorus Sorgun ofron gjithashtu disa pishina për të gjitha grupmoshat, duke përfshirë pishinën e jashtme, pishinën brendëshe, pishinën olimpike dhe pishinën për fëmijë. Përveç kësaj, hoteli ka edhe një plazh privat që gjendet vetëm 300 metra larg.

 

Sorgun Akadia

Në anën tjetër, Akadia Sorgun, me konceptin e tij “Ultra All Inclusive”, i dedikohet vetëm të rriturve dhe ofron një përvojë të pazëvendësueshme për pushuesit që kërkojnë qetësinë dhe kënaqësinë e të qëndruarit në një vend të mrekullueshëm.

Përveç 5 pishinave (3 jashtë dhe 2 brenda), hoteli ofron një plazh me rërë, i cili mund të arrihet në vetëm 5 minuta në këmbë ose me një transferim nga hoteli me një golf CART, që funksionon gjatë gjithë ditës nga ora 08:00 deri në 18:00. Plazhi  ofron çadra dhe një bar me pije të importuara dhe lokale.

Këto hotele nuk ofrojnë vetëm akomodim të mrekullueshëm dhe ushqim të shijshëm, por gjithashtu ofrojnë një gamë të gjerë të shërbimeve dhe aktiviteteve për të siguruar një pushim të mahnitshëm dhe të papërsëritshëm.

 

Sunmelia Beach Resort

Sunmelia Beach Resort & SPA me koncept All Inclusive ju ofron pushime të qeta dhe komode me të dashurit tuaj. Akomodim në lloje te ndryshme të dhomave si dhoma standarte e deri tek suitat e vecanta familjare me arkitekturë moderne ku komoditeti është në kulm.

Si hotel luksoz Sunmelia Beach Resort & SPA ofron shërbim në restorantin kryesor te stilit bufe e hapur me stafin më miqësor dhe menunë e pasur të pijeve dhe ushqimin e shijshëm. Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Sunmelia Beach Resort & SPA është padyshim në fillim të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte, Sunmelia Beach Resort & SPA u ofron mysafirëve dalje direkte në plazh ku pergjate tërë ditës do te keni aktivitete të ndryshme e pije të shumta.

 

Lago Hotel

Lago Hotel është një super hotel luksoz, modern dhe i këndshëm i vendosur në zemër të Antalyas. Me pamje të mahnitshme të Detit Mesdhe dhe një plazh privat, ky hotel ofron një përvojë të çmuar pushime, dhomat elegante dhe shumë të rehatshme të pajisura me TV dhe minibarë plus aparatë kafe dhe caj do ju jap ndjesin e komoditetit. Lago Hotel ofron gjithashtu një gamë të gjerë shërbimesh dhe mundësive si ristorante të cilat shërbejnë ushqime nga kuzhina turke dhe ajo botërore, bare, një qendër spa, pishinë të jashtme dhe shumë më tepër. Hotel i ri i hapur në Side të Antalyas ky do ju bëj të perjetoni pushimin më të mire ndonjëherë.

 

Diamond Premium

Diamond Premium Hotel &Spa ku bluja dhe jeshilja e Mesdheut takohen në bukurinë unike në Side ju ofron pushimin e endrrave ku luksin dhe rehatinë do ti gjeni ne nje adresë te vetme. Ne Diamond Premium Hotel &Spa do te keni ne dispozicion duke filluar nga pishinat e jashtme, saunen, qendrën e fitnesit, banjën turke e shume te tjera. Diamond Premium Hotel &Spa do te ju ofroj pjata të shijshme nga kuzhinierët profesionistë, të cilet do ju sherbejne ushqime nga kuzhina turke dhe ajo boterore, ndersa pijet mund të merrni nga baret. Ata që duan të kalojnë një muaj mjalti romantik! Diamond Premium Hotel ju dergon në kulmin e romancës që nuk mund t’i harrojnë kurrë ditët e para të martesës.

 

Royal Alhambra Palace

Royal Alhambra Palace është një qendër pushimi unike dhe ekskluzive e Stone Group me konceptin e saj Ultra All Inclusive, ​​i cili u ofron musafirve të tij komoditetin e shtëpive të tyre, me plazhin e tij privat me ngjyrë të artë që hapet në ujërat blu të Mesdheut. Ne Royal Alhambra Palace ju mund te akomodoheni ne disa kategori te ndryshme te dhomave. Një përzgjedhje e madhe ushqimesh garantohet nga disa restorante të ndryshme, duke përfshirë kuzhinën italiane dhe gatimet tradicionale turke.

 

Tui Magic Life Jacaranda

Me të gjitha detajet që i bëjnë pushimet të veçanta, konceptin e përgatitur me kujdes dhe vendndodhjen e tij unike në Mesdhe, TUI Magic Life Jacaranda ju ofron eksperienca pushimi që nuk do t’i harroni.

Posedon resorë gjithëpërfshirëse me vendndodhje të drejtpërdrejtë në plazh, me kuzhinë të pa-rezistueshme, aktivitete sportive dhe mundësi të pafundme për të përjetuar diçka të re. Për të rriturit, për familjet, për të gjithë – resorët TUI MAGIC LIFE i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme!

 

RioLavitas Resort

Starlight Resort Hotel është krijuar në një kopsht të shkëlqyer botanik me një shumëllojshmëri të pasur bimësh të përbërë nga zona të gjera peizazhi të dizajnuara me kujdes. Starlight Resort Hotel ofron rehati dhe luks në nivelin më të lartë në disa kategori të ndryshme dhomash dhe suita, shumica e të cilave kanë pamje nga deti dhe kopshti. Duke filluar nga dhomat standarde, suitat dhe vilat, të gjitha këto të pajisura me gjërat thelbësore që ju të niheni sa më rehat. Ju do te gjeni shumë gjëra për të bërë.

 

Rezervo tani


Viber

Whatsapp

Facebook Messenger