Gjysma e muajit kaloi. Qershori është në prag. Dhe vera te Dera.
Përditë bëhet më sfiduese të punohet dhe më e nevojshme të pushohet. Por, është e vështirë të mendosh gjatë për pushimin, kur për të, të duhet të punosh fort.
Megjithatë, pyetjet sillen vazhdimisht nëpër kokë. Më kryesoret ndër to: ku?, dhe sa? Pra, “Ku do të shkoj?” dhe “Sa do të më kushtojë?”
Përtej këtyre, vargu i pyetjeve të tjera është i gjatë: “Cilin vend do ta vizitoj?”, “Si të shkoj e çfarë të vizitoj aty?”, “A më duhet viza?”, “Në çfarë hoteli mund të vendosem?”.
Këto janë vetëm disa nga pyetjet e pambarimta që ju sillen në kokë. Këto na kanë shoqëruar edhe ne, për aq kohë sa kemi menduar se si t’u japim përgjigje.
Por, synimi ynë ka qenë t’i japim përgjigje një tjetër pyetje që i përmbledh: A mund të bëjmë sefa, pa u sikletosur?
Për të gjitha ato që nuk i dini dhe dëshironi t’i dini për pushimin tuaj, Sefa n’Max është zgjidhja që jua ofrojmë të gjithëve – çdo të shtunë në 18:30, në Radiotelevizionin Dukagjini.
Me Blend Muratin dhe ekipin e jashtëzakonshëm të Max Travel, udhëtojmë nëpër destinacionet më të mira të botës.
Në çdo stinë. Çdo javë. Përherë.
Rrëfime e rrugëtime të jashtëzakonshme. Vetëm në Sefa n’Max, në Radio Televizionin Dukagjini.