Gjithçka ndihet krejt e re në Papillon Ayscha, e pajisur me ide novatore, moderne dhe praktike. Eshte planifikuar me kujdes çdo detaj që të mund të relaksoheni dhe të përjetoni rehati dhe luks në çdo cep.
Me 3 lloje të ndryshme vilash, plazhi me rërë të Belek, pavionet, 5 restorante A’la Carte, shumë bare dhe stendat e ushqimit Papillon Ayscha kombinon pushimet në resortin Ultra All Inclusive me 5 yje me komoditetin ekskluziv të vilës.
Papillon Ayscha ofron opsione të përshtatshme për lloje të ndryshme pushimesh. Secila nga dhomat është projektuar me vëmendje në detajet më të vogla në mënyrë që mysafirët tanë të kenë një qëndrim të rehatshëm. Vetëm imagjinoni se çfarë lloj pushimesh dëshironi të kaloni dhe shijoni momentet tuaja këtu.
Në Papillon Ayscha shijoni ushqimin restorantet a’la carte të cilat presin shije të ndryshme nga shumë vende të botës. Mund të provoni pijet freskuese në çdo kohë të ditës me gjashtë opsione të ndryshme bari që shërbejnë klasike të përjetshme, si dhe kokteje të veçanta nga menyja Butterfly Effect. Pasi të keni notuar në ujërat e thella blu të Mesdheut, shtrihuni në shtretërit e diellit dhe shijoni diellin e Antalias, freskohuni nën një hije, pini pijen tuaj duke dëgjuar tingujt e gëzuar të fëmijëve tuaj.
Në Papillon Hotels ka gjithmonë një aktivitet të përshtatshëm për ju, qoftë në plazh, në pishinë apo në bar. Shfaqni aftësitë tuaja në fushat tona të tenisit, fushën e futbollit, plazhin ose pishinat!
Një nga karakteristikat më të rëndësishme të Papillon Ayscha është se është një nga hotelet më të mirë që mund të shërbejë një koncept të veçantë pushimesh për të gjithë familjen. Kjo është arsyeja pse mysafirët tanë të vegjël janë po aq të çmuar për ne sa prindërit e tyre.
Për ta eshte krijuar Papy Kids Club, një zonë e veçantë për shumë aktivitete rreth pishinës së fëmijëve. Kështu, të vegjlit tanë do të jenë në gjendje të argëtohen me kënaqësinë e tyre me aktivitete të bukura brenda dhe jashtë.
Papillon Ayscha nga Aeroporti i Antalyas është vetëm 30min larg.