Kirman Sidera, me konceptin e tij Ultra All Inclusive ofron një përvojë të paharrueshme pushimi për mysafirët e tyre.

I vendosur në natyrën unike të Gjirit të Okurcalar një nga parajsat e fshehura të Antalias, Kirman Sidera posedon plazhin e tij, një ndërtesë kryesore me një pamje unike, një kopsht të madh ku mund të gjeni një aktivitet të veçantë në çdo cep, dhe kuzhinen e larmishme.

Kirman Sidera ju ofron pushime të qeta dhe komode me të dashurit tuaj me dhomat me arkitekturë moderne ku komoditeti është në kulm. Për një përvojë unike akomodimi në Kirman Sidera do të gjeni disa lloje dhomash duke filluar nga dhomat standarte, deri tek dhomat familjare.

Do të takoni shijet unike të kuzhinës mesdhetare dhe botërore, në restorantet e ndryshme që nga restoranti kryesor ku do të gjeni shërbim në konceptin e bufesë së hapur e deri tek restorantet A’la Carte, vend ky qe perveq ushqimit te shijshem nga kuzhina boterore mund të përjetoni edhe një natë romantike.

Ju gjithashtu mund të jeni pjesë e argëtimit me programe animacioni tërheqës për të gjitha moshat, aktivitete sportive gjatë gjithë ditës, festa shumëngjyrëshe dhe shfaqje nate magjepsëse.

Argëtimi nuk ndalet në Kirman Sidera, aty do të festoni ditën dhe natën. Gjatë ditës ka festa dhe lojëra të veçanta në pishina dhe plazh. Në mbrëmje do të ketë shfaqje dhe skeçe në teatrin e hapur të cilat do të jenë të përshtatshme për të gjithë familjen.        

Për të arritur në Kirman Sidera nga aeroporti i Antalyas duhën vetëm 60 minuta.