Kirman Sidemarin, i vendosur në bregdetin Kumköy të Antalias, ofron një përvojë të paharrueshme pushimi për mysafirët me konceptin e tij Ultra All Inclusive.
Objekti ka plazhin e tij, një ndërtesë kryesore me një pamje unike, një kopsht të madh ku mund të gjeni një aktivitet të veçantë në çdo cep, dhe kuzhina e saj e mrekullueshme që perfshine kuzhinen turke dhe ate botërore por sigurisht nuk mungojne edhe sherbimet e tjera si Hamami(banjo turke), spa dhe masazh
Kirman Sidemarin ofron lloje te ndryshme dhomash ku komoditeti është në kulm, akomodimi në Kirman Sidemarin bëhet në dhomat standarde, dhomat familjare, dhe ne dhomat me xhakuzi të përfshirë, ku secila nga dhomat është e pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme qe ju të ndiheni rehat.
Kirman Sidemarin ofron një shumëllojshmeri ushqimesh si nga kuzhina turke njejt edhe nga ajo boterore, restauranti kryesor në këtë hotel ofron shërbim në konceptin bufe e hapur por nuk mungon edhe sherbimi ne restaurantet A’la Carte te cilat do ju ofrojne nje pervoje te jashtezakonshme të ushqimit.
Pije te ndryshme duke perfshire ktu pije alkoolike dhe joalkoolike do te gjeni në secilin bar të këtij hoteli.
Ju gjithashtu mund të jeni pjesë e argëtimit me programe animacioni për të gjitha moshat, aktivitete sportive gjatë gjithë ditës, festa dhe shfaqje nate magjepsëse.
Per te arritur nga Aeroporti i Antalyas ne Kirman Sidemarin ju duhen vetem 45min