Kirman Calyptus, hoteli më i ri me 5 yje, i cili filloi të shërbejë në bregdetin e Antalias në vitin 2021, ofron një përvojë të paharrueshme pushimesh për mysafirët me konceptin e tij Ultra All Inclusive. Fëmijët tuaj do të zbulojnë aventura krejt të reja me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota në një mjedis të sigurt dhe social në Kirman Calyptus permes aktivitete te shuumta te pergaditura enkas per ta.

Kirman Calyptus bënë qëndrimin tuaj relaksues dhe të këndshëm me të gjitha lehtësitë e nevojshme si akomodimi, aksesi i drejtpërdrejtë në plazh, ushqimi, pijet dhe argëtimi.

Kirman Calyptus ju ofron pushime të qeta dhe komode me të dashurit tuaj me dhomat me arkitekturë moderne dhe ku komoditeti është në kulm.Për një përvojë unike akomodimi në Kirman Calyptus do të gjeni disa lloje dhomash duke filluar nga dhomat standarte deri tek dhomat superior.

Një shumëllojshmëri e ushqimeve më të shijshme nga kuzhina turke dhe ajo botërore do ti gjeni në restorantet e ndryshme në Kirman Calyptus, pije të shumta alkoolike dhe joalkoolike do të jenë në dispozicion për ju në shumë pjesë të ndryshme të hotelit.

Gjatë qëndrimit tuaj, bëni pushimet tuaja të paharrueshme me aktivitete të ndryshme gjatë ditës, festa në pishinë dhe kopsht, festivale frutash, festivale për fëmijë, shfaqje speciale gala, muzikë live, mbrëmje vallëzimi dhe shfaqje në mbrëmje në amfiteatër.

Nga Aeroporti i Antalyas për të arritur deri tek Kirman Calyptus ju duhën vetëm 40 minuta.