Hotel Turan Prince e kombinuan atmosferën unike të bukur të Mesdheut me të kuptuarit e argëtimit dhe shërbimit adekuat.
Ata donin që komoditeti në dhoma të kthehej në një ambient të ngrohtë shtëpie me shërbimin cilësor që ofrojnë. Hoteli ka gjithsej 462 dhoma me arkitekturën e tij të rinovuar, hoteli posedon dhoma në ndërtesën kryesore dhe njësitë e akomodimit në Park Villa. Ndërtesat ne Park Villa janë të vendosura përballë ndërtesave kryesore dhe një rrugë kalon mes tyre.
Do i gjeni të përgatitura bufetë me shumë kujdes me shijet më të përshtatshme për knaqësin tuaj. Në restorantin e peshkut Bellone, shijet e shkëlqyera të përgatitura nga ushqimet më të freskëta të detit, të shoqëruara nga një pamje paqësore e Mesdheut, e kthejnë darkën tuaj në lumturi.
Ju nuk mund të keni një justifikim më të mirë se Aqua Parku në Turan Prince për t’u qetësuar gjatë pushimeve tuaja. Argëtimi që nga ai moment fillon për ju dhe fëmijët tuaj.
Mini Club, i cili u shërben mysafirëve të vegjël nga mosha 4-11 vjeç gjatë gjithë verës me stafin e tij ekspert animator, aktivitete, mini bufe, kënd lojërash, programe edukative, mini disko, pishinë aktivitetesh me mini rrëshqitëse uji, mini kopsht zoologjik dhe lojëra argëtuese për fëmijët tuaj, duke ju ofruar një liri të qetë.
Bëhuni gati për një eksperiencë ndryshe në banjën autentike turke, ku mund të gjeni së bashku kënaqësinë e banjës turke dhe relaksimit. Shijoni hamamin tradicional dhe masazhin relaksues me shkumë.
Hotel Turan Prince gjendet vetem 45 min nga aeroporti i Antalyas