Pozita: Hoteli Galeri Resort është i vendosur në regjionin Okurcular, 35km nga Alanya dhe 90km nga aeroporti i Antalisë.
Vendosja: Hoteli Galeri Resort posedon gjithsej 210 dhoma. Dhoma standarde janë 147 (22m?, 2+2pax), junior suitë dhoma 12 (30m?,max3pax), suitë dhoma familjare 10 (40m?, max4pax), dhoma familjare me shtrat në dy kate janë 10 (28m?, max4pax). Ne Aneks ndërtesën janë 29 dhoma standarde (23m?, 2+2pax). Të gjitha dhomat posedojnë banjë private me vaskë/dush, tharëse flokësh, sistem të klimatizuar të ndarë, telefon, arkë (me pagesë), mini bar, TV satelitor me kanale muzikore, ballkoni.
Shërbimi ne Galeri Resort: All Inclusive – bufe i hapur, mëngjesi, mëngjes i vonshëm, ushqim i lehtë në mëngjes, dreka, kafe, çaj dhe ëmbëlsira pasdite, darka, akullore një herë në ditë në orë të caktuar, të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore, A’la Carte restorantet me rezervim paraprak, mini bar me lëngje në të arritur, më vonë vetëm ujë. Nuk janë inkuadruar: pijet nga importi, lëngu i freskët, pijet në shishe, vera speciale, pijet në Disco Club.
Përmbajtja: Restorant kryesor me bufe të hapur, shërbimi, A’la Carte restorant, lobi bar, snack bar, Disco Club. Mjeku, pastrimi i rrobave dhe pastrimi kimik, telefoni, faksi, internet, rent a car, qendra tregtare janë me pagesë.
Plazhi: Hoteli posedon plazhin me guralec, shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë.
Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, qendër fitness, Banjë Turke, sauna, terren për tenis, pingpong. Me pagesë: sportet ujore, ndriçimi për terren për tenis, masazhi.
Program argëtues gjatë ditës dhe show program në mbrëmje. Mini Club për fëmijë.