Hoteli ndodhet në Belek dhe eshte i përshtatshëm për familjet me fëmijë me plazhin e tij me rërë dhe guralecë, pishina me madhësi të ndryshme dhe Aquapark. Kopshtet dhe peizazhi i Crystal Paraiso Verde do t’ju magjepsin gjatë pushimeve tuaja.
Crystal Paraiso Verde Resort ndodhet në një plazh natyror, i cili është vendi i breshkave Caretta, dhe në zemër të një parajse zogjsh dhe kjo e bën atë një vend të natyrshëm dhe të qetë për pushime.
Qe ju të ndiheni sa më rehat gjatë akomodimit tuaj aty hoteli ka në dispozicion 7 kategori të ndryshme dhomash duke përfshirë kështu dhomat stanadarte, dhomat familjare, dhe suitat e vecanta.
Ndersa sa i perket ushqimit, nje shumellojshmeri ushqimesh do te gjeni aty nga kuzhina turke dhe ajo boterore, ne restaurantin kryesor ju do e keni sherbimin ne konceptin bufe e hapur, por restaurantet A la Carte perveq ushqimeve nga kuzhina boterore ju ofrojne edhe mundesin per nje nate romantike me te dashuren tuaj.
Gjatë qëndrimit tuaj në Crystal Paraiso Verde Resort, argetimi gjatë ditës dhe gjatë natës nuk do te ju mungoj, grupet e animacionit do të jene aty për ju qe te ju ofrojne argetim te pafund me shfaqje te ndryshme dhe muzik të përzgjedhur. Nje mundesi për ta dyfishuar knaqësin tuaj janë edhe lojrat e ndryshme si bilardo,bowling dhe futboll.
Crystal Paraiso Verde Resort ka përgatitur një sërë aktivitetesh për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 4-12 vjeç, aktivitete ditore, mini klub Crispy, lojëra, një pishinë kushtuar atyre, shërbime ushqimore dhe pije, duke bërë miq të rinj, duke zhvilluar veten dhe duke shijuar lojën dhe argëtimin.
Crystal Paraiso Verde Resort ndodhet vetem 40 min nga Aeroporti i Antalyas