Crystal Club World of Colours ka një arkitekturë të ngrohtë, një plazh të vogël me guralecë 100 m të gjatë.

Koncepti Ultimate All Inclusive, i cili eshte përgatitur me kujdes për mysafirët fillon me sherbetin e ftohtë të pallatit që ata ofrojne për mysafirët në hyrje dhe vazhdon me një shumëllojshmëri të pasur ushqimesh dhe pijesh për 24 orë.

Dhomat e Crystal Club World of Colours Resort – Ultimate All Inclusive ndahen ne disa kategori ju keni mundesin të zgjidhni se a deshironi te akomodoheni në dhoma standarte apo dhoma familjare, e ajo se cfarë ju garantohet është se aty do te gjeni rehati

Crystal Club World of Colors posedon një park ujor dhe një klub falas për fëmijë.

Mysafirët mund të shfrytezojne edhe spa si dhe banjën turke. Ky hotel përmban gjithashtu një bar pranë pishinës, një palestër dhe një sauna.

Ushqime të ndryshme e të shijshme nga kuzhina tradicionale turke dhe ajo boterore do të gjeni në Crystal Club World of Colours Resort, hoteli posedon restaurante të ndyrshme ku ofrojn sherbim në konceptin bufe e hapur po nuk mungojne edhe restaurantet A’la Carte me menu të pasur nga kuzhina boterore.

Gjatë ditës, mysafirët e Crystal Club World of Colours Resort mund të marrin pjesë në një shumëllojshmëri të gjerë të aktiviteteve, duke filluar nga lojrat e ndryshme ne pishine e deri tek aktivitet e tjera qe zgjasin edhe ne mbremje.

Crystal Club World of Colours ka një plazh privat, dhe shërbimi i ushqimit dhe pijeve ofrohet në restorantin e ushqimit në plazh. Por nuk mungojne sigurisht edhe pishinat e dedikuara per cdo moshe me aktivitete te shumta gjate dites.

 

Crystal Club World of Colours gjendet vetem 45 min larg nga Aeroporti i Antalyas.