Turan Prince World është vetem 3 minuta nga plazhi. Duke ofruar lehtësira të shumta dhe të veçanta të përshtatura posaçërisht për fëmijët, Club Hotel Turan Prince World vjen me një mini-klub të pajisur me ajër të kondicionuar, seanca të shfaqjes së filmave dhe shumëllojshmëri lojërash tavoline. Do të gjeni pishina për fëmijë dhe bebe. Fëmijët mund të shijojnë aktivitete miqësore me mjedisin, si mbjellja e luleve dhe ushqimi i kafshëve.

Akomodim në lloje te ndryshme të dhomave si dhoma standarte e deri tek dhomat luksoze familjare me arkitekturë moderne ku komoditeti është në kulm.

Argëtimi nuk ndalet në Turan Prince World. Aty do të festoni ditën dhe natën. Gjatë ditës ka festa dhe lojëra të veçanta në pishina dhe plazh. Në mbrëmje do të ketë shfaqje dhe skeçe në teatrin e hapur të cilat do të jenë të përshtatshme për të gjithë familjen.        

Së bashku me një restorant të veçantë për fëmijë, një mini kopsht zoologjik dhe një shesh lojrash, ofrohen aktivitete krijimtarie si origami, klasa gatimi, punëtori artizanale dhe lojëra enigmash për t’i mbajtur fëmijët tuaj të frymëzuar gjatë qëndrimit tuaj në Club Hotel Turan Prince World.

Turan Prince ofron në vend një Aqua Park duke përfshirë 14 rrëshqitje uji në pishina. Për më tepër, gjimnastikë në ujë, sporte ujore, sporte ujore të motorizuara, gjimnastikë, boccia, volejboll plazhi, zumba, lojëra në pishinë dhe shumë të tjera janë në Turan Prince World

Zgjedhje të pasura nga kuzhina botërore dhe ajo tradicionale turke shërbehen në bufenë e hapur Sofra Restaurant. Të ftuarit mund të hanë ushqim deti ose të shijojnë pjata të ndryshme në restorantet kineze dhe meksikane.

Ky vend qe ju ofron argetim te pa fund eshte vetem 50 minuta larg nga aeroporti I Antalyas.