Asteria Kremlin Palace u ndërtua i frymëzuar nga Kremlin Palace në Moskë për t’ju dhënë një shans për të ndjerë atmosferën e mrekullueshme dhe për të zbuluar shtëpinë e carëve rusë.
Hoteli tërheq turistët jo vetëm me vendndodhjen e afërt me qendrën e Antalias, por edhe me bukurinë e plazheve të artë dhe atmosferën relaksuese.
Asteria Kremlin Palace ju ofron juve dhe të dashurve tuaj mundësi akomodimi ne dhoma standarde, dhoma familjare dhe suita te vecanta. Vendndodhja e hotelit ju jep mundësinë për të eksploruar Antalian e mrekullueshme duke ofruar një atmosferë madhështore si dhe shërbim cilësor.
Bëj një udhëtim në botën e shijeve me Asteria Kremlin Palace. Kuzhinierë ekspertë, shijet unike do t’ju habisin. Shijet e zgjedhura me kujdes, njohuritë e ndryshme dhe prezantimet moderne shtojnë mrekullinë në tryezë. Restorantet “A la carte” me koncepte të ndryshme ofrojnë shembuj shijesh të përzgjedhura me kujdes nga kuzhina të ndryshme botërore.
Pijet e nxehta apo të ftohta, alkoolike apo joalkoolike, çajrat dhe kafet më të njohura dhe koktejet shumë të veçanta i japin ngjyrë botës së Asterias.
Angel Kids Club, do të jetë qendra e kohës së lirë për fëmijet!
Klubi i fëmijëve do të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme të dizajnuara posaçërisht, të përshtatshme për fëmijët e të gjitha grupmoshave. Gjithë ditën çdo ditë, femijet mund të shijojnë pushimet e tyre të mbushura me argëtim dhe emocione.
Stafi me eksperiencë, materiale cilësore, programe kujdesi efektiv e të tjera janë në dispozicionin tuaj në Qendrën Spa.
Asteria Kremlin Palace ofron argëtim të pakufizuar për mysafirët e saj me aktivitete sportive dhe argëtuese gjatë gjithë ditës. Mbrëmjet e ngjyrosura me shfaqje argëtuese animacioni vazhdojnë deri në orët e vona me disko në ajër të hapur.
Pingpong, futboll tavoline, shigjeta, lojëra në pishinë tërheqin ata që duan të kalojnë një pushim sportiv në Asteria Kremlin Palace. Mysafirët e vegjël mund të kalojnë orë të këndshme me bashkëmoshatarët e tyre në Asteria Kids Club të organizuar me kujdes me aktivitete argëtuese dhe edukative.
Per te arritur ne Asteria Kremlin Palace nga aeroporti i Antalyas ju duhen vetem 20minuta