Antalya është një destinacion i shkëlqyeshëm për një pushim familjar që do të ju ofroj një kombinim të diellit, plazheve dhe hoteleve me shumë aktivitete.

Nëse jeni në kërkim të një agjencie të udhëtimit që do të ndihmojë në planifikimin e pushimeve tuaja, MAX TRAVEL është zgjedhja e duhur.

Disa resorte të shkëlqyera në Antalya shkojnë aq larg sa kanë krijuar koncepte te dedikuara per femije dhe jane superior sa i përket atraksioneve te dedikuara për fëmijë, në këto hotele do të gjeni gjithmonë shumë aktivitete për fëmijët e vegjël e deri tek adoleshentët.

Për më tepër, në krahasim me shumë alternativa evropiane, hotelet turke ofrojnë çmime të përballueshme, shërbimi është aq i mirë në hotelet e Antalyas, saqë do të keni dëshirën të mos ktheheni në jetën e përditshme.

Max Travel ju sjell një listë të plotë të hoteleve më të mira familjare në Antalya. Nëse dëshironi të shijoni pushimet tuaja në një vend të mrekullueshëm me familjen tuaj, zgjidhni Antalyan dhe MAX TRAVEL për të bërë pushimet tuaja të paharrueshme.

 

1. GRANADA LUXURY BELEK

Gjatë gjithë akomodimit tuaj, ekipi i Granada Luxury Belek do të bëjë çmos për t’ju bërë të përfitoni nga të gjitha shërbimet. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive”. Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Granda Luxury Belek është padyshim në krye të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte specifike, Granada Luxury Belek u ofron mysafirëve aktivitet dhe argëtim në një mjedis, fëmijët tuaj do të zbulojnë aventura krejt të reja me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota në një mjedis të sigurt dhe social në Grandy Kids’ Club

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: JO

👫 Kids Concept: PO

 

2. SELECTUM FAMILY RESORT

Selectum Family Resort ofron një përvojë unike pushimi në Side ku do të gjeni argëtim dhe paqe së bashku. Që në momentin e parë të hyrjes suaj në Selectum Family Resort Side, do të ndiheni të veçantë dhe do të magjepseni nga zonat dhe dhomat e përgjithshme të projektuara rishtazi. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive”

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

3. PEGASOS WORLD HOTEL

Duke qëndruar në Pegasos World Hotel, do të jeni buzë detit, Do të gjeni gjithçka për ta bërë akomodimin tuaj sa më të mirë, sigurisht që edhe fëmijët tuaj kanë këndet e tyre për argëtim. Pegasos world edhe nje resort i dedkuar per femije me shume aktivitete te ndryshme pergjate tere dites per femije.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

4. PINE BEACH HOTEL

E vendosur në qendrën turistike të Belekut, Pine Beach Hotel është 47.2 km nga qendra e qytetit të Antalyas dhe 36.06 km nga Aeroporti i Antalyas. Koha e transferimit nga Aeroporti i Antalyas në Pine Beach Hotel zgjat mesatarisht 35 minuta. Ky hotel ofron shërbim në konceptin “Ultra All Inclusive”.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

5. SUNMELIA BEACH RESORT & SPA  

Sunmelia Beach Resort & SPA me koncept All Inclusive ju ofron pushime të qeta dhe komode me të dashurit tuaj. Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Sunmelia Beach Resort & SPA është padyshim në fillim të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte. Për fëmijët, hoteli ka një kënd ku ata mund të argëtohen me lojëra dhe aktivitete, si dhe të takojnë fëmijë nga vende të ndryshme.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

6. HORUS PARADISE LUXURY RESORT

Në Horus Paradise Luxury Resort, nuk vini vetëm për det, diell, rërë dhe ushqime të shijshme. Ju gjithashtu vini për kulturën e vjetër egjiptiane dhe arkitekturën egjiptiane. Ofron argëtim të pakufizuar për mysafirët e saj me aktivitete sportive dhe argëtuese gjatë gjithë ditës. Pishinat e shumta ofrojne mundesi argetimi per fëmijët, pishinat me rrëshqitese ujore do të jenë një atraksion i vërtet.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 50 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

7. CRYSTAL TAT BEACH RESORT & SPA

Hoteli buzë detit me një një peizazh të jashtëzakonshëm. Me plazhin me rërë, pishinat me përmasa të ndryshme dhe Aquapark është vendi adekuat per pushime me familje. Ushqimi e akomodimi nuk kerkon fjale ne këtë hotel pasi cdo gjë është në kulmin e së mires. Ka gjithashtu një palestër, një klub për fëmijë dhe një dhomë lojërash, plus fusha tenisi, volejbolli dhe basketbolli.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 20 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

8. PAPILLON AYSCHA

Papillon Ayscha ofron opsione të përshtatshme për lloje të ndryshme pushimesh. Në Papillon Hotels ka gjithmonë një aktivitet të përshtatshëm për ju, qoftë në plazh, në pishinë apo në bar.  Një nga karakteristikat më të rëndësishme të Papillon Ayscha është se është një nga hotelet më të mirë që mund të shërbejë një koncept të veçantë pushimesh për të gjithë familjen. Për femijet eshte krijuar Papy Kids Club, një zonë e veçantë për shumë aktivitete rreth pishinës së fëmijëve.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

Pas një viti të ngarkuar, tani është koha për pushime familjare, MAX TRAVEL ka ofertat më të mira që ju të shijoni këto pushime