Hoteli buzë detit ka një peisazh të jashtëzakonshëm. Me plazhin me rërë, pishinat me përmasa të ndryshme dhe Aquapark është vendi adekuat per pushime me familje.

Crystal Tat Beach Resort & Spa është një hotel, i cili është ndërtuar si përgjigje ndaj pyetjes “Çfarë kërkon një lojtar golfi nga pushimet?”

Restaurantet A la Carte si ajo italiane, e peshkut dhe ajo turke, do ju ofrojnë një përvoj ndryshe të ushqimit ku perveq që do hani ushqime shumë të shijshme keni mundësinë edhe te keni një natë romantike me të dashuren tuaj, e për sherbim ne konceptin bufe e hapur vazhdoni tek restauranti kryesor i cili gjendet në një ambient te persosur që ju te kaloni kohë të mirë me të dashuritë tuaj.

Crystal Tat Beach Resort & Spa ju ofron juve dhe të dashurve tuaj mundësi akomodimi ne dhoma standarde, dhoma familjare dhe suita te vecanta, ku të gjitha janë të pajisura më të gjitha gjërat e nevojshme që ju te ndiheni sa më rehat.

SPA e pajisur plotësisht ju ofron mundësinë për të kaluar një festë unike me trajtimet e saj të lëkurës dhe trupit. Ne hotel pervec qendres SPA ka edhe sherbime hamami turk, sauna, dhoma me avull dhe sherbime parukerie.

Pjesët e tjera te hotelit perfshijnë, pishina të jashtme, një Aquapark si dhe një fushë golfi me 27 vrima dhe një plazh privat. Ka gjithashtu një palestër, një klub për fëmijë dhe një dhomë lojërash, plus fusha tenisi, volejbolli dhe basketbolli.

Crystal Tat Beach Resort & Spa ndodhet vetëm 20 minuta nga aeroporti i Antalyas.