Pine Beach Belek një hotel luksoz me koncept Ultra All Inclusive ju ofron mundesin te shijoni peisazhin unik në brigjet e Mesdheut të rrethuar nga pemë të harlisura dhe lule shumëngjyrëshe.

Për një përvojë unike akomodimi në Pine Beach Belek do të gjeni disa lloje dhomash duke filluar nga dhomat standarte deri tek suitat e vecanta dhe shumë të tjera, të gjitha të pajisura me gjerat thelbesore per komoditetin tuaj.

Vendndodhja e mrekullueshme e hotelit në gjelbërim dhe atmosfera romantike mahnitëse do të krijojnë një përvojë të paharrueshme për ju.

Kombinoni pjatat tuaja të preferuara me një gotë verë të rekomanduar nga hoteli, i cili do të bashkojë darkën me verën tuaj të preferuar nga lista e gjerë e etiketave më të mira nga e gjithë bota.

Ndjeni flladin e lehtë të verës dhe zbuloni shumëllojshmërinë e ëmbëlsirave të shijshme, pijeve freskuese dhe koktejeve të veçanta ndërsa admironi tarracën e restorantit me pamje befasuese të Mesdheut.

Në restorantin Sante, një nga restorantet me koncept bufe të hapur të hotelit, mund të gjeni delikatesë të përshtatshme për të gjitha shijet.

Gjatë gjithë ditës, ju mund t’i besoni fëmijët tuaj “Pino Child Kingdom” dhe të krijoni një shans të dytë për muajin e mjaltit për veten tuaj. Sepse do ta dini se fëmijët tuaj janë në duar të sigurta dhe janë të lumtur.

Pine Beach Belek do t’i shtojë kënaqësi pushimeve tuaja me pishinën e tij Aquapark, 3 pishina të jashtme, 3 pishina të brendshme dhe 3 pishina të veçanta për fëmijë si dhe me plazhin e mrekullueshem qe do e keni ne dispozicion gjate tere kohes.

Pine beach belek vendi ideal i familjes tuaj është vetëm 30 min nga Aeroporti i Antalyas