Cka ka tre n’Max… Super Oferte per Dubai … kurr ma lirë se gjen

Super Oferta për Dubai me Max Travel për vetëm 419 Euro, edhe kësaj here Max Travel din se si të befasoj. Nëse deri tani keni ëndërruar të vizitoni Dubain dhe kjo ju është dukur e vështirë për t’u realizuar për shkak të cmimit, Max Travel ka një super ofertë për Dubai, të përshtatshme për cdo xhep, dhe të menduar shumë në detaje.

Super Oferta per Dubai per vetem 419 Euro

Nga eksperiencat e kaluara, Max Travel ka kuptuar se si të bëjë që kjo aventurë të mos harrohet asnjëherë nga klientët, pavarësisht nëse kanë njohuri të pakta për këtë vend magjepsës, kjo do te jetë një nga shetitjet më të mira ndonjëherë. Përveq cmimit special prej vetëm 419 Euro Max Travel ka menduar për çdo detaj, që ju të përjetoni këtë super eksperiencë në Dubai, pa u menduar se cka duhet bëjmë dhe ku duhet të shkojmë.

Le të ju shpjegojmë pak më në detaje për super oferten e Dubait, Ju do të keni fluturimin, transferin, akomodimin në hotel sipas Konceptit  Fjetje me mëngjes, asistencën 24/7, taksat e aeroportit e te gjitha keto për vetëm 419 Euro.

Oferta për Dubai në kushte normale kap vleren prej 600- 700 Euro per person, por për këtë  Max travel ju sjell super oferte për Dubai me vlerë të përgjysmuar me qëllim që oferta e Dubait të jetë e kapshme për cdo person që jeton në Kosove pra vetëm 419 Euro.

Mos e humbni super ofertën për Dubai dhe kontaktoni Max travel tani për të filluar këtë aventurë të mrekullueshme.

Ju duhet vetëm të zgjidhni datën e preferuar nga lista e nisjeve dhe kthimeve të disponueshme.

 

Për të tjerat mendon Max travel, nga fluturimi e deri tek shëtitja që do të bëni në Dubai përgjatë 5 ditëve.

⋙ Të Përfshira në Super Oferte për vetëm 419 Euro janë:

✔ Bileta e Avionit: Tirane – Abu Dhabi – Tirane
✔ Bagazh: Çante krahu
✔ Fluturimi me Wizz Air
✔ Akomodimi: 5 netë
✔ Shërbimi sipas Konceptit BBFjetje me mëngjes
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Të gjitha taksat e Aeroportit

Por nuk mbetet me kaq, pjesë e këtyre grupeve janë edhe shëtitjet e menduara mirë nga Max Travel në menyrë qe ju të përjetoni më të mirën që ofron Dubai, Max Travel i ka përzgjedh disa nga shëtitjet më të rëndesishme dhe emocionuese duke i perfshirë në pako në mënyrë që ju të keni më të lehtë këtë super udhëtim e në kohën e njëjtë edhe të përfitoni nga këto super cmime.

 

Le të fillojmë një super shëtitje në Dubai me Max travel

Max Travel në këtë pako ka përfshirë 3 super shëtitje, Dubai City Tour, shëtitje dhe darkë në anije në Dubai Marina dhe 1 ditë në shkretëtirë Jeep and Safari tour  me shumë aktivitete të ndryshme, e të gjitha këto shëtitje me një super cmim për vetëm 120 Euro e që në total oferta juaj bëhet 539 Euro.

Dita 1. Arritja në Dubai dhe kohë e lire

Pas fluturimit, dhe arritjes në hotel pjesa tjeter e ditës ju mbetet e lire, Max Travel është kujdesur plotësisht për detajet e udhëtimit tuaj, por për ditën të parë, kemi vendosur që ju të keni kontrollin dhe të vendosni vetë se si dëshironi ta kaloni këtë ditë të veçantë.

Relaksohuni në plazhet e jashtëzakonshme të Dubait për të shijuar diellin dhe detin, ose për ata që janë tërhequr nga mrekullia e qytetit, një vizitë në disa nga destinacionet e njohura të Dubait është një opsion i shkëlqyeshëm.

Vendosni ju për këtë…

 

Dita 2. Shetitje e organizuar në Dubai 

Në ditën e dytë të udhëtimit tuaj me super oferten për Dubai nga Max Travel, Max travel ka përgatitur një agjendë të jashtëzakonshme për ju. Mos hezitoni të zgjoheni herët, perfundoni mengjesin tuaj në hotel dhe në ora 9:00 fillon shëtitja në qytet.

Detajet për Dubai City Tour janë si më poshtë:

✔ Ora 9:00 – Nisja nga hoteli
✔Ora 9:15 – Ndalemi për foto në Jumeirah Beach
✔Ora 9:45 – Vizitë në Xhaminë Jumeirah
✔Ora 10:10 – Vizitë në Marjan Gallery
✔Ora 10:30 – Vizitë në Muze
✔Ora 11:10 – Abra Station
✔Ora 11:20 – Vizitë në Spice Souk dhe Gold Souq
✔Ora 12:25 – Al Ras Metro Station
✔ Ora 12:45 – Dubai Mall

Fillimisht, ju do të shijoni bukurinë e plazhit të Jumeirah dhe do të keni mundësinë për të bërë disa foto të paharrueshme. Pastaj, vizitojmë Xhaminë Jumeirah për të admiruar arkitekturën e saj të mrekullueshme kur jemi tek mrekullit do vizitojme edhe Marjan Gallery.

E pasi kemi përfunduar vizitat në xhami dhe galeri, vazhdojme për tek Muzeu për të vazhduar me pas tek anijet tradicionale të Dubait në Abra Station dhe kjo nuk mbaron me kaq sepse vizita jone do te vazhdoj tek Spice Souk dhe Gold Souq.

Pas kësaj, shkojm në Al Ras Metro Station dhe në pjesën e mbetur të ditës, do e kalojm ne Dubai Mall, një nga qendrat tregtare më të mahnitshme në botë. Këtu, përveç shoppingut të klasës botërore, do te shohim edhe fontanën e bukur të Dubait dhe ikonën e tij Burj Khalifa.

Mos harroni të bëni disa foto të mahnitshme për të kujtuar këtë eksperiencë të jashtëzakonshme në Dubai.

 

Vazhdojmë me ditën e tretë

Përjetoni emocionet e një udhëtimi me Jeep Safari në shkretetirë, duke përshkuar terrenin e vështirë dhe duke ndier adrenalinën të rritet në trupin tuaj, shikoni perëndimin magjepsës të diellit perderisa qendroni mbi zallin e shkretetires, pastaj vazhdoni në një kamp tradicional beduinësh në këtë turne të pabesueshëm dhe të paharrueshëm.

Përpara se të bëni foto me diellin që perëndon në sfond, ndjeni zallin e imët që rrëshqet mes gishtërinjve tuaj ndërsa bëni rrugën për në kampin e Shkretëtirës. Këtu do t’ju mirëpresin me çaj arab dhe kafe me shije me hurma dhe pije joalkoolike për të shuar etjen tuaj.

Ndjeni kulturën duke u veshur me veshje tradicionale dhe bëni selfie ndërsa artisti i këna-s ju pikturon dorën. Kjo do të pasohet nga shfaqja Tanoura (valle tradicionale popullore), Shfaqja e zjarrit dhe Belly Dancer do të performojnë në ritmin e Muzikës Arabe.

Shijoni vaktin tuaj me ushqime shumë të shijshme duke përjetuar mikpritjen arabe në këtë turne në Desert Safari, një herë në jetë, në Dubai.

 

Dita e katërt por jo e fundit…

Ju keni plot liri për të vendosur se si dëshironi të kaloni ditën tuaj. Në ora 7 të mbrëmjes, ne ju çojmë për të eksploruar Dubai Marina, një zonë e bukur dhe e modernizuar. Shijoni një shetitje magjepsëse me anije për disa orë me radhë dhe një darkë mahnitëse, me pije të shumta pa limit e në të njëjtën kohe duke parë pamjet e ekstravagante që ofron Dubai Marina përrreth. Max Travel përveq që ju ka ofruar një super ofertë për Dubai, ata kanë përgatitur me shumë kujdes këtë eksperiencë të papërsëritshme që do të mbetet në kujtesën tuaj për gjithë jetën. Përgatituni për një mbrëmje të jashtëzakonshme me ushqim të shkëlqyer dhe pamje magjepsëse të qytetit në dritën e hënës në Dubai Marina!

 

Dita e pestë

Pas katër ditëve të mrekullueshme në Dubai, zgjohuni në ditën e pestë dhe shijoni mëngjesin e shkëlqyeshëm në hotelin tuaj.  Pasi keni kaluar një kohë të shkëlqyeshme, ka ardhur momenti për të kthyer kujtimet tuaja në shtëpi.

Max Travel është këtu për të siguruar një kthim të rehatshëm dhe të sigurt drejt shtëpisë, duke e përfunduar kështu këtë udhëtim të paharrueshëm me një përvojë të paparë në Dubai.

 

Rezervo tani


Viber

Whatsapp

Facebook Messenger