Port River Hotel & Spa, hotel ky i cili ofron shërbim në konceptin Ultra All Inclusive ndodhet në pjesën më të çmuar të Side, midis lumit Manavgat dhe Titreyengöl, në një distancë shume te afert nga deti.
Dhomat e hotelit kanë pamje unike nga deti, liqeni dhe lumi dhe janë të pajisura me të gjitha gjërat elementare qe ju të ndiheni sa më rehat, Port River Hotel&Spa ju ofron mundësin e akomodimit në disa kategori të ndryshme të dhomave duke perfshire dhomat standarde me pamje nga kopshti, dhomat familjare dhe dhomat standarde me pamje nga deti.
Me menutë e përgatitura nga kuzhinierët ekspertë, pushimet tuaja do të jenë edhe më të bukura, Mysafirët mund te provojnë shijet dhe menutë tradicionale por mund edhe të shijojnë ushqime nga Kuzhina Botërore në restorantet A la Carte.
Port River Hotel & Spa ka plazhin e tij privat i cili është shumë afër me hotelin, e gjatë tërë ditës aktivitete të ndryshme ju presin ju dhe fëmijet tuaj.
Gjithashtu nuk mungojnë pishinat e jashtme me rrëshqitje ku do ju japin adrenaline të pafund, e përveq kësaj keni mundësinë edhe të beni atraksione të tjera si sporte ujore, fitness, spa, dhe masazh.
Port River Hotel & Spa gjendet vetëm 1 ore larg nga aeroporti i Antalyas.