Hapimag Sea Garden është një vendpushim luksoz me 5 yje i vendosur në mes të një pylli me pisha në bregun jugor të Gadishullit të Bodrumit. Ka një plazh privat dhe pishinë të jashtme
Një shumëllojshmëri dhomash si dhoma standarde, dhoma familjare, dhoma luksoze familjare, do të ju ofrojnë rehati të papërshkrueshme do t’ju bëjnë të ndjeni menjëherë atmosferën pozitive të Hapimag Sea Garden që në fillim.
Mysafirët mund të darkojnë në restorantin romantik të hotelit me pamje nga deti Egje dhe malet. Një shumëllojshmëri pijesh mund të shijohen në bar dhe ka një klub nate për argëtim. Përjetoni kuzhinë unike ndërkombëtare, tematike dhe turke në restorantet e Hapimag Sea Garden Resort. Aty kombinohen shija, cilësia. shërbimi dhe ambienti për t’ju ofruar eksperienca të paharrueshme gastronomike.
Hapimag Sea Garden Resort posedon 2 pishina të jashtme dhe 1 pishinë të brendshme, palestër dhe një banjë me avull. Objektet e sporteve ujore janë në dispozicion në plazh dhe ka një pishinë të veçantë për fëmijë me rrëshqitje uji. Mini klubet dhe aktivitetet janë në dispozicion për mysafirët e rinj.
Hapimag Sea Garden gjendet vetem 45 min larg nga Aeroporti i Bodrumit