Dosinia Luxury Resort, një hotel luksoz me koncept Ultra All Inclusive do t’ia vlejë çdo minutë të kohës tuaj atje, ky hotel i famshëm për pyjet me pisha dhe detin e pastër, ndodhet pikërisht në vendin ku mbizotëronë qetësia e natyrës.
Për një përvojë unike akomodimi në Dosinia Luxury Resort do të gjeni disa lloje dhomash duke filluar nga dhomat standarte deri tek suitat e vecanta dhe, të gjitha të pajisura me gjerat thelbesore per rehatin tuaj, si dhe do te ju ofrojne nje pamje te mrekullueshme te natyres nga ballkoni.
Një shumëllojshmëri e ushqimeve më të shijshme nga kuzhina turke dhe ajo botërore do ti gjeni në restorantet e ndryshme duke filluar nga restaurant kryesor qe ofron sherbim ne stilin bufe e hapur e per te mos harruar edhe restorantet A’la Carte në Dosinia Luxury Resort, pije të shumta alkoolike dhe joalkoolike do të jenë në dispozicion për ju në shumë pjesë të ndryshme të hotelit.
Ndërsa jeni duke shijuar rrezet e diellit dhe qetësinë që ofron ky hotel me pishinat e tij te shumta, për fëmijët tuaj ka një pjesë të veçantë ku përveq rrëshqiteseve në ujë janë menduar edhe aktivitete te tjera per argëtim të pafund.
Sportet e ndryshme ne plazh e lojra te shumta ne pishine do gjeni cdo dite ne kete hotel, por sigurisht nuk mungojne edhe sherbimet e tjera si Hamami(banjo turke), spa, masazh e shume te tjera.
Dëshironi të kaloni ditët e para pas dasmës në Dosinia Luxury Resort?
Mjafton të informoni paraprakisht stafin dhe ata do ta bëjnë çdo minutë të muajit tuaj të mjaltit të paharrueshëm për ju. Duke filluar qe nga rregullimi I veqant qe do ti behet dhomes tuaj e edhe surprizat e tjera qe do pergaditen enkas per ju gjate qendrtimit tuaj ne hotel.
Vlen të përmendet se Dosinia Luxury Resort ka qasje të drejtpërdrejtë në plazh.