Kur zgjidhni një hotel për pushimet tuaja, ka disa pyetje që ju vijnë në mendje përpara se të vendosni se ku të shkoni. Duke marrë parasysh që muaji i mjaltit ndodh vetëm një herë në jetë, ky vendim duhet të jetë edhe më i kujdesshëm pasi do të mbahet mend gjatë gjithë jetës suaj.

Cilin hotel të zgjidhni, a është afër aeroportit, sa kushton, si është stafi, a është ushqimi i mirë etj.

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që ju vijnë në mendje kur zgjidhni se ku të kaloni pushime verore.

Antalya është një kombinim i plazheve të bukura dhe bukurisë natyrore, dhe detit. Është gjithashtu një vend me resorte, restorante dhe dyqane të klasit botëror, duke e bërë atë vendin e përsosur për të kaluar muajin e mjaltit.

MAX TRAVEL përveç se ju sjell ofertat më atraktive për Antalya, ka zgjedhur edhe hotelet më të mira se ku mund të kaloni ditë të mrekullueshme me partnerin tuaj të jetës tani dhe te mbetet me te vertet nje javë e paharruar

Edhe pse dita juaj e dasmës do të jetë një nga gjërat më të paharrueshme në jetën tuaj, duhet të pranoni gjithashtu se ajo mund të jetë vërtet rraskapitëse dhe stresuese.

Muaji i mjaltit në Antalya do t’ju ndihmojë të rinovoheni duke shijuar shërbime të shkëlqyera në hotele të klasit botëror.

 

1. SORGUN AKADIA

Hoteli ndodhet 7 km nga qyteti antik Side, është i rrethuar nga deti, pylli me pisha, lumi, liqeni dhe fusha. Një hotel unik që është i pajisur me gjithçka të nevojshme për një qëndrim të rehatshëm. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive” dhe hoteli i dedikohet +18 që i bën pushimet tuaja më të qeta, aktivitete të ndryshme zhvillohen gjatë 24 orëve.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: JO – 500m

👫 Honeymoon Concept: PO

 

2. BOSPHORUS SORGUN

Hoteli është i vendosur Side, me nje dizajn unik dhe sherbim te drejtuar ndaj çifteve dhe rinise, posedon nje plazh privat.  Hoteli ofron shërbim në konceptin “All Inclusive”, për shumë vite Bosphorus Sorgun është një nga hotelet e preferuara të Max Travel.  Gjithashtu vlen të theksohet se ky hotel ka një interier mjaft të veçantë.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: JO – 300m

👫 Honeymoon Concept: PO

 

3. MY LOME LUXURY HOTEL

I vendosur në Alanya, My lome Luxury Hotel ofron akomodim të rehatshëm për ju, me restorante disa pishina të hapura, akuapark dhe një bar ujor, hoteli Mylome Luxury ka nje plazh shume te qete per shkak te diges se krijuar, koncepti i hotelit është “Ultra All Inclusive”. Do keni argëtim pa limit si lojëra në pishinë, mini golf, aktivitete sportive shigjeta dhe volejboll plazhi.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 90 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Honeymoon Concept: PO

 

4. ORANGE COUNTY KEMER

Në Orange County Kemer ju mund perjetoni një përvojë unike të Amsterdamit në sfond. Duke kombinuar konceptin holandez të argëtimit s dhe luksin e një hoteli me pesë yje. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive” dhe i dedikohet vetëm te rriturve (+18) që gjatë pushimeve tuaja të mbizoteroj qetësia dhe të beni muajin tuaj të mjaltit të paharrueshem.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Honeymoon Concept: PO

 

5. TITANIC DELUXE BELEK

Hoteli Titanic Deluxe Belek është i vendosur në regjionin Belek, 40km nga qendra e qytetit Antalyas dhe 30km nga aeroporti i Antalyas. Titanic Deluxe Belek, ky resort luksoz ofron 9 pishina të jashtme, 2 pishina të brendshme, një park ujor me rrëshqitje uji dhe një spa e palestër me shërbime të plota. Hoteli ka një plazh privat 1 km të gjatë. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive”

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO/JO brenda resortit por transfer me Tren apo Anije – 600m

👫 Honeymoon Concept: PO

 

6. STARLIGHT RESORT

Starlight Resort i vendosur buzë detit në rajonin Side, në konceptin Ultra all Inclusive ofrojnë shërbime që mund të përmbushin pritshmëritë e akomodimit të të gjithë mysafirëve, ambiente sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare, nje numer te madhe te pishinave, rrëshqitje uji dhe një plazh më i gjatë se gjysmë kilometër.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Honeymoon Concept: PO

 

7. GRANDA LUXURY BEACH

Granada luxury beach ju ofron shërbim në konceptin Ultra all Inclusive,vend ky ideal për muajin tuaj të mjaltit, për komoditetin dhe ushqimet e shijshme nga kuzhina turke dhe ajo boterore që do ju ofroj. Hoteli ka dalje direkt në plazh ku për gjate tërë ditës pije të shumta do të keni në dispozicion. Por perveq kësaj ju mund të shfrytëzoni edhe pishinat e ndryshme të hotelit.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 90 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Honeymoon Concept: PO

Hapni dhe shikoni ambientet ku mund të kaloni muajin e mjaltit, por mos harroni të merrni ofertën e MAX TRAVEL.