Shumë hotele në Antalya kanë konceptin vetëm për të rritur, duke ofruar një gamë të gjerë lehtësish dhe aktivitetesh. Disa resorte të shkëlqyera shkojnë aq larg sa kanë krijuar koncepte superiore për të pasur gjatë gjithë kohës shumë gjëra për të parë dhe për të bërë. 

Max Travel si gjithmonë ju sjell listën e hoteleve më të mira për të rritur në Antalya, besoj se tashmë e dini që ofertat më të mira mund t’i gjeni në MAX TRAVEL.

Për më tepër, hotelet turke ofrojnë çmime të përballueshme me koncepte të shërbimeve aq të mira saqë do të keni dëshirën të mos ktheheni në jetën e përditshme dhe ky pushim të mos mbaroj.

 

Çfarë do të thotë kur hotelet janë vetëm për të rritur (Adults Only)?

Në shumicën e rasteve, “Adults Only”” do të thotë se hotelet e kësaj kategorie nuk lejojnë fëmijë. Mosha minimale e lejuar ndryshon sipas hoteleve, por zakonisht është +16 ose +18. Hotelet vetëm për të rritur mund të kenë karakteristika të ndryshme pasi disa hotele vetëm për të rritur janë më të gjallë, ndërsa të tjerët janë më të qetë, relaksues dhe romantikë.

 

1. BOSPHOROUS SORGUN 

Hoteli është i vendosur në Side, me nje dizajn unik dhe sherbim te drejtuar ndaj çifteve dhe rinise, posedon nje plazh privat. Hoteli ofron shërbim në konceptin “All Inclusive”, për shumë vite Bosphorus Sorgun është një nga hotelet e preferuara të Max Travel.  Gjithashtu vlen të theksohet se ky hotel ka një interier mjaft të veçantë.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: JO – 300m

 

2. SORGUN AKADIA

Hoteli ndodhet 7 km nga qyteti antik Side, është i rrethuar nga deti, pylli me pisha, lumi, liqeni dhe fusha. Një hotel unik që është i pajisur me gjithçka të nevojshme për një qëndrim të rehatshëm. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive” dhe hoteli i dedikohet +18 që i bën pushimet tuaja më të qeta, aktivitete të ndryshme zhvillohen gjatë 24 orëve.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: JO – 500m

 

3. ORANGE COUNTY KEMER 

Në Orange County Kemer ju mund perjetoni një përvojë unike të Amsterdamit në sfond. Ju mund të relaksoni veten me aktivitetet dhe sherbimet që ofrohen për të rinjtë nga mengjesi e deri në mbremje. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive” dhe i dedikohet vetëm te rriturve (+18) që gjatë pushimeve tuaja të mbizoteroj qetësia dhe të beni pushimin tuaj të paharrueshem.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

 

4. STARLIGHT RESORT

Starlight Resort i vendosur buzë detit në rajonin Side, në konceptin Ultra all Inclusive ofrojnë shërbime që mund të përmbushin pritshmëritë e akomodimit të të gjithë mysafirëve, ambiente sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare, një numër të madhë të pishinave, rrëshqitje uji dhe një plazh më i gjatë se gjysmë kilometër.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

 

5. SIDE STELLA ELITE RESORT & SPA

Vendi ideal që ju të kaloni një kohe të mrekullueshme me të dashurën tuaj apo me shoqerin, ku shumë aktivitete për të rritur me shumë muzik e argetim ju presin ne Stella Elite Resort & Spa. Me konceptin e punës “Ultra All Inclusive”  i dedikohet vetëm te rriturve (+16). Perveq kësaj është garancia e një qëndrimi të këndshëm me një gjumë të qetë i rrethuar nga dekorimi i tyre modern. 

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 50 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: JO – 750m

Tani është koha për të menduar se ku dhe me kë do ti kaloni pushimet këtë verë, MAX TRAVEL ka ofertat më të mira për ju që ti shijoni këto përjetime të bukura.