Starlight Resort Hotel është krijuar në një kopsht të shkëlqyer botanik me një shumëllojshmëri të pasur bimësh të përbërë nga zona të gjera peizazhi të dizajnuara me kujdes.
Në këtë gjelbërim ndodhet ndërtesa kryesore, 15 pishina, 3 prej të cilave janë të mbyllura, aqua park, mini klub, fusha tenisi, fusha futbolli, ferma kuajsh, amfiteatri dhe shumë zona aktiviteti.
Starlight Resort Hotel ofron rehati dhe luks në nivelin më të lartë në disa kategori të ndryshme dhomash dhe suita, shumica e të cilave kanë pamje nga deti dhe kopshti. Duke filluar nga dhomat standarde, suitat dhe vilat, të gjitha këto të pajisura me gjërat thelbësore që ju të niheni sa më rehat.
Shijet nga kuzhinat botërore të përgatitura me kujdes nga kuzhinierët e Starlight Resort Hotel, koktejet dhe pijet ekskluzive të përgatitura nga banakierët krijues do t’ju ofrojnë një përvojë unike gjatë qëndrimit tuaj.
Starlight Resort Hotel ka Kids Concept ju ofron hapsira e aktivitete te vecanta per femijet, gjithashtu posedon edhe një mini-klub për fëmijet, dhe shumëllojshmëri lojërash tavoline, në Starlight Resort Hotel do të gjeni pishina për fëmijë dhe bebe.
E nuk mungon edhe plazhi i cili është shumë lehtë i aksesueshem nga hoteli, si dhe pishinat për të rritur te cilat përveq rrëshqitjeve ujore ju ofrojnë edhe disa aktivitete te ndyrshme gjatë ditës.
Nga aeroporti i Antalyas ju duhen 70 minuta qe te arrini ne Starlight Resort Hotel.
Pozita e Starlight Resort:
Hoteli Startlight Resort është i vendosur në Kizilagac, Side dhe eshte 90 km larg nga aeroporti i Antalisë 10 km nga qendra e Manavgat.
Informata per Starlight Resort:
Hoteli Starlight Resort posedon gjithsej 811 dhoma në ndertesën kryesore.
- Dhoma Standarte Taurus view 90 (41m², max 2 persona)
- 136 dhoma standarde Mediterranean (46m², max 2 + 1 person.),
- 4 dhoma Juniour Suite (66m², max 3 persona),
- 3 dhoma Deluxe Suite 3 (70m², max 3 persona),
- 4 dhoma Jucuzzi Suite (118 -139m², max 3 persona),
- 3 dhoma King Suite (275m², max 3 persona) dhe
- 1 dhomë Presidential Suite (327m², max 5 persona).
Në Starlight Resort perveq nderteses kryesore jane edhe dhomat e tipit Club dhe jane shume te pershtatshme per familje, me qasje direkt ne gjelberim dhe parkun e madh te resortit Starlight keto dhoma i bene shume te veqanta dhe te gjitha tash me jane te renovuara,
- Club Superior Rooms 452 (31m², max. 2 + 1 person),
- Club Jacuzzi duplex 108 (70m², 2 + 2 persona),
- Club dhoma familjare me dy dhoma gjumi 51 (62m², dy dhoma gjumi të ndara nga një derë, max. 4 + 1 person),
- Club dhoma familjare me tre dhoma gjumi 51 (93m², tre dhoma gjumi të veçanta, max. 6 + 1 person) dhe
- 8 dhoma për persona me aftësi të kufizuara.
- Dhoma Ekonomike (të vendosura në klubin e hotelit, 20m ², pa ballkon, zakonisht në katin e parë në bungalot, max. 2 persona).
Te gjitha dhomat ne Starlight Rersort vijnë me një banjo me vaske, dush dhe tharëse flokësh, kondicioner qendror që punon sipas kushteve atmosferike, telefon, mini bar (rimbushet çdo ditë me ujë, pije joalkoholike dhe birrë në dhomat e hotelit, në klub ujë dhe pije të lehta) set për kafe dhe çaj, arkë, qilim në dysheme në ndërtesën kryesore, parket në dhomat e klubit, TV satelitor dhe kanale muzikore, Wi-Fi, ballkon.
Shërbimi ne Startlight Resort
Sherbimi eshte Ultra All inclusive – bufe në mëngjes, mëngjes i vonshëm, ne mëngjes, pasdite, darkë dhe ne orët e vona ushqimë të lehtë. Të gjitha pijet lokale dhe ato te importit, pije alkoolike dhe jo alkoolike, akullore, lengje të freskëta te shtrydhura. Nuk përfshihen: pijet e veçanta te importit, verërat speciale, A’la Cartere restorant me rezervim paraprak me pagesë shtesë, pije në shishe, lëngjet te freskëta, dhe shërbimi ne dhomë.
Përmbajtje: Restoranti kryesor me bufe, restorante A’la Carte – Akdeniz (kuzhinë mesdhetare), Santa Lucia (kuzhina italiane), Moulin Rouge (kuzhinë franceze), Volga (Kuzhinë ruse), Ganesha (Kuzhina indiane), Tepenyaki (kuzhinë nga Lindja e Largët ), Miyaki (Sushi restorant), Azteka (kuzhinë meksikane), Ottoman (kuzhinë turke) restorant dhe restorant Mongolian Barbecue, bare rreth kompleksit të hotelit. Doktori, kujdestari për fëmijë, dyqanet, telefoni, faksi, interneti dhe lojërat kompjuterike, floktari, makinave me qira, lavanderi dhe hekurosje janë me pagesë shtesë.
Ne Starlight Resort Lidhja me WI-FI internet është falas.
Plazhi i Starlight Resort
Hoteli posedon plazhin privat – me rërë dhe guralecë, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë..
Sporti dhe argëtimi: Pishinë të brendshme dhe te jashtme (poashtu pishinë me pagesë shtesë të jashtme dhe të brendshme Thalasso, VIP pishinë me pagesë), Secret Pool VIP guests, Aqua park, palestër, sauna, banjo turke, squash, basketboll, volejboll plazhi, mini futboll. Me pagesë shtesë: sportet e ujit, birilat, fusha tenisi dhe shkolla tenisit, qendra SPA, patinazhi në akull (min 20 persona me rezervim paraprak), kalerimi, fusha profesionale të futbollit. Programet argëtuese gjatë ditës, konkurse ne pishina dhe në plazh, në mbrëmje shfaqje të ndryshme. Mini Club për fëmijët me programet e përditshme dhe në mbrëmje.
Per ofertat me te mira per Starlight Resort
Për rezervime kontakto me Max Travel:
038 754 754 | 049 754 754 |
046 754 754 | 043 754 754 |
|
Facebook Messenger |