E vendosur në mes mrekullive magjepese te Bodrumit, Samara Hotel ju fton te perjetoni pushimet tuaja të endrrave.

Me konceptin e sherbimeve All – Inclusive, komoditeti, cilësia, shërbimi i pafund prezantohen në një arkitekturë luksoze për një pushim të paharrueshem.

Në Samara Hotel Bodrum, çdo preferencë e dhomës tuaj mund të plotësohet. Nga 339 dhoma ju mund te zgjidhni se a deshironi dhomat standarte, dhoma familjare, dhomat me pamje nga deti dhe suitat e veçanta, ju do të gjeni një ambient luksoz për të qëndruar. Wi-Fi falas është i disponueshëm në të gjithë hotelin,

Përveç kësaj, kuzhinieret në Samara Hotel do të garantojnë se ka diçka për çdo shije në bufetë e hapura luksoze që bashkojnë kuzhinat më të mira turke, mesdhetare dhe botërore. Cilësia superiore dhe shërbimi miqësor për mëngjes, drekë dhe darkë të gjitha përkthehen në shije të paharrueshme në Hotel Samara. Dhe Snack Bar buzë pishinës ofron një sërë ushqimesh të shijshme të shpejta, si dhe ne restorantin A La Carte.

I vendosur në zonën Torba në Bodrum, Samara Hotel Bodrum përmban pishina të brendshme dhe të jashtme, një pishinë për fëmijë, si dhe një zonë plazhi privat me shume aktivitete te pergaditura per ju.

Objektet dhe aktivitetet e fitnesit për të nisur ditën tuaj në Samara Hotel Bodrum e pastaj Jakuzi, sauna dhe banja turke për t’u qetësuar në fund të një dite plot argëtim.

Në Samara Hotel juve ju pret një gamë e gjerë aktivitetesh të ndryshme sportive. Fusha e mini-futbollit, fusha e mini-golfit, fusha e tenisit, fusha e basketbollit ose mbase diçka më e guximshme ski në ujë për më shumë emocione.a

Samara Hotel Bodrum eshte vetem 10 minuta larg nga qendra e qytetit të Bodrumit dhe vetem 20 minuta larg nga Aeroporti i Bodrum.

Rezervo tani


Viber

Whatsapp

Facebook Messenger