Pozita: hotel Nashira Resort i këndshëm shtriheti drejtpërsëdrejti në plazhin me rërë dhe guralecë në qendrën turistike Side Sorgun Titreyengol. Bregdeti i tij ka një plazh të veçantë dhe ofron koncept gjithëpërfshirës të një ishulli të retthuar nga deti, liqeni, lumi dhe mali i mbushur  me shumë pisha.Koha e transferit: rreth 55 minuta.

Akomodimi: Ky objekt ofron gjithsej 464 dhoma, me pamje nga liqeni, lumi, pishina ose malet. Të gjitha dhomat janë të shtruara me laminat parket, banjo të ndare, kondicionerë, linjë telefonike direkte, tharëse flokësh, WiFi, Led TV (260 kanale), mini bar dhe ballkon.
Plazhi: shtrihet në plazhin privat me rërë dhe guralecë.

Dhomat: Ky objekt ofron gjithsej 464 dhoma nga të cilat 363 dhoma standarde (30-33.50 m2), 100 dhoma delux 40-45m2, 20 dhoma familjare (50m2). Të gjitha dhomat kanë pamje nga deti. Poashtu hoteli posedon edhe 4 dhoma për të hendikepuarit.

Sporti dhe koha e lirë Pishinat e këtij hoteli Nashira Resort përfshijnë hapsirën prej 6000m2, aqua park me 27 rrëshqitëse e bën një aquaworld të paharrueshëm për të rritur dhe fëmijët.

Nashira resort i mrekullueshme ndodhet midis gjelberimit dhe vetem disa metra larg reres se arte qe laget nga ujrat e detit mesdhe. Hoteli eshte mjaft luksos dhe ofron nje cilesi te larte sherbimi dhe akomodimi per te gjithe te ftuarit e saj.  Ketu do te gjeni mundesi te pafundme argetimi dhe clodhje sic jane : sportet e ujit per te gjithe te apasionuarit dhe aventurieret, terrent sportive ne fusha te posacme profesionale dhe ne breg te detit, animacione, show, spektakle, muzike live sdo te mungojne pergjate gjithe qendrimit ne kete hotel. Pishinat ne kete hotel jane gjigande dhe kane nje siperfaqe prej 6000 m2 dhe jane te ndara 8 pishina per femije me rreshitese dhe akuapark dhe 10 pishina per te rritur dhe 4 pishina jakuzi rrethuar me shezlongje dhe cadra perreth si dhe ne breg te detit duke ju dhene clodhje dhe kenaqesi duke shijuar pamjen e bukur te natyres, hoteli Nashira Resort dhe detit mesdhe. 

Shërbimi: Nashira Resort Ultra All Inclusive 

Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeje në restaurantin kryesor. Gjatë ditës shërbehen snacks, kafe/çaj, supë e lehtë mesnate. Hoteli posedon edhe restaurantet a la carte me kuzhinë aziatike, ushqime deti dhe Italian. Posedon edhe 5 bare të ndryshme. Meny dietale.

Sporti dhe koha e lirë: Pa pagesë: Fitnesi, sauna, banja turke, xhakuzi, basketball, volejboll plazhi, disko, aerobik, shah. Me pagesë: Masazh, lojë me brila, sportet e ujit, kanoe, biliardo, kalërimi. Beach bar tek aqua parku eshte me pagese.

Argetimi: Programe të ndryshme argëtuese dhe animacione. 

Fëmijët: Miniklub, animacione, aquapark me rrëshqitëse uji.