I vendosur në mënyrë të përkryer midis kodrave të harlisura dhe detit të kaltër Egje, My Ella Resort Hotel & Spa në Bodrum është mjedisi ideal për një pushim relaksues.
Me pamjen tërheqëse dhe moderne hoteli përmirësohet edhe më tej nga mjedisi i tij buzë detit ku ju dërgon në një eksperiencë ndryshe.
MyElla Resort Hotel ofron për akomodimin tuaj zgjedhje të ndryshme të dhomave vetëm qe ju të ndiheni rehat. Ju mund të zgjedhni dhoma standarte, dhoma me pamje nga deti dhe dhoma me suita të veqanta ku nuk do të ju mungoj asgjë.
Me konceptin Ultra All – Inclusive, ju gjendeni në vendin e duhur për të kaluar pushimet tuaja me familje ose vend perfekt për qiftet sepse ofron gjithcka për të gjithë duke filluar nga të rriturit e deri tek fëmijët. Wi-Fi falas është në dispozicion në të gjithë hotelin.
Me 2 restorante, ju mund të zgjedhni një restorant me kuzhinën lokale dhe një restorant A la carte për një sërë pjatash nga kuzhina italiane, kineze. Perveq kësaj që sherbimi juaj të arrijë pikën kulminante të kënaqësisë, për ju ofrohen edhe 5 bare duke përfshirë një bar lobi, disko, snack bar dhe bar pishinë.
Nëse kjo është një përvojë e plotë relaksimi, atëherë mos kërkoni më larg se pishina kryesore, pishina e brendshme, pishina për fëmijë banja turke ose edhe spa e shumë aktivitete të tjera që ju presin në MyElla Resort Hotel & Spa.
Nga Aeroporti i Bodrumit ju duhet vetëm 60 minuta për të arritur në MyElla Resort & Spa.