Max Fest rikthehet me edicionin e dytë në Prishtinë, festivali do të ketë shumë aktivitete për të gjitha grupmoshat.
Max Travel njofton se këtë vitë nga data 15-17 maj në sheshin Zahir Pajaziti do të ketë një organizim special, ku gjatë këtyre ditëve do të ketë festë për fëmijë, promovim, oferta speciale dhe aktiviteti kryesor do të jetë më 17 maj ku si shenjë për mirënjohje do të organizohet një super koncert me yjet e estradës kosovare.
Ky organizim bëhet nën mbikëqyrjen e Max Travel dhe gjatë 3 ditëve të pranishëm në Panairin e Hoteleve do të jenë më shumë se 26 përfaqësues të hoteleve nga 3 rajone të rëndësishme turistike të Turqisë.
Për këto 3 ditë qytetarët do të informohen nga afër dhe drejtpërdrejt për shërbimet dhe të rejat për hotelet më të njohura nga Antalya, Bodrum dhe Stamboll.
Dita e parë e Max Fest do të jetë një ditë për të vegjlit tanë, gjatë gjithë ditës së diel më 16 maj në sheshin Zahir Pajaziti, fëmijët do të kenë mundësinë të ndjekin koncertin për fëmijë, të argëtohen me maskota, të bëjnë ngjyrosje të fytyrës dhe shumë aktivitete të tjera.
Dita e dytë e Max Fest vazhdon në sheshin Zahir Pajaziti ku do të bëhet hapja zyrtare e panairit të turizmit dhe qytetarët do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë për ofertat speciale dhe hotelet më të mira të 3 rajoneve turistike të Turqisë, Antalya, Bodrum dhe Stamboll.
I gjithë ky festival madhështor do të mbyllet mbrëmjen e 17 majit me një super koncert falas për publikun në sheshin Zahir Pajaziti, në të cilin do të performojnë disa nga yjet e estradës kosovare.
Max Travel është operator turistik në Kosovë që vepron nga viti 2016 dhe destinacionet kryesore që promovon janë Antalya, Bodrum dhe Stambolli në Turqi duke vazhduar me Dubain dhe Tajlandën si dhe shumë destinacione të tjera afrikane tanimë të hapura për turistët nga Kosova.
Bëhuni pjesë e Max Fest nga data 15-17 maj, Max Travel nuk do t’ju kursej nga surprizat e tjera të përgatitura për ju.