Edicioni i 2-të i Max Fest u mbajt për 3 ditë me radhë në Prishtinë, ky event madhështor, i cili u organizua nga Max Travel, ka sjellë në Kosovë mbi 30 përfaqësues të hoteleve turke, për të informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonin veror 2022.

Koncerti përmbyllës i Max Fest 2022, ku përformues ishin Minatori, Offchestra dhe Yll Limani, pati bujë të madhe në Kosovë  por  duket se nuk ka mbetur vetëm brenda kufijve tanë, të shumtë kanë qenë qytetarë dhe yje turke të cilët përmes rrjeteve të tyre sociale shprehin entuziazmin dhe dëshirën që të jenë mes turmës atje. 

Demet Akalin, këngëtarja dhe ish-modelja turke, është një nga emrat e njohur të Turqisë e cila ka reaguar në rrjetin e saj instagram për koncertin e organizuar nga Max Travel në Prishtinë “Kjo është Kosova dashuri dhe respekt” ishin disa nga fjalët e saj për koncertin.

 

Max Travel nuk do të ndalet me kaq, Max Fest 2023 na pret me shumë surpriza

https://twitter.com/BenAfra61/status/1526662153104760833