Kaya Palazzo Resort & Residences Bodrum është vendi ku deti i pastër kristal, rëra e artë, shkëlqimi i peizazheve, dielli do të rimbushen dhe do t’ju japin energji për të gjithë vitin.
Me konceptin Ultra All – Inclusive, emocionet dhe përshtypjet nga qëndrimi do të mbahen mend për një kohë të gjatë.
Një udhëtim në Kaya Palazzo Resort & Residences do t’ju lejojë të bashkoheni me natyrën e mrekullueshme, të treteni në pëshpëritjen e dallgëve, të ndjeni butësinë e rërës dhe të shoqëroheni nga një pamje mahnitëse gjatë gjithë qëndrimit në hotel.
Nese keni vendosur qe pushimet tuaja ti kaloni në Kaya Palazzo Resort & Residences, ju tani gjendeni më afer se kurr pranë dhomave luksoze, suitave dhe vilave qe janë te projektuara detajisht për pushuesit e saj dhe juve ju mbetet vetëm për të zgjedhur. WiFi FALAS është në dispozicion gjatë gjithë kohës.
Ju mund të vendoseni edhe në nga apartamentet apo rezidencat luksoze me të gjitha sendet e nevojshme shtëpiake dhe pajisjet e kuzhinës për një eksperiencë ndryshe familjare.
Restaurantet kanë një gamë të gjerë të kuzhinës turke dhe botërore, me cilësi të lartë dhe standarde higjienike. Ju mund te provoni ushqimin në një nga restaurantet kryesore, apo edhe ne restaurantin me tarracë. Derisa për pijen tuaj ju mund të provoni një nga baret.
Kaya Palazzo Resort & Residences e cila pret mysafirët e saj në atmosferën e saj të qetë dhe komode, ofron mundësi të shumta për ju për të pasuruar shëndetin dhe cilësinë e jetës tuaj.
Ju mund ta trajtoni trupin tuaj në një banjë turke, spa, masazh apo edhe fitness si dhe xhakuzi për të perjetuar momente të paharrueshme me konceptin e saj ekskluziv të shërbimit.
Juve ju duhën vetëm 50 minuta nga Aeroporti i Bodrumit për të arritur në Kaya Palazzo Resort & Residences