Kaloni pushimin në Granada Luxury Resort Okurcalar, hotel ky i cili ka plazhin privat dhe ofron shërbim në konceptin Ultra All Inclusive.
Granada Luxury Resort Okurcalar ofron 598 dhoma të kategorive të ndryshme duke filluar nga dhomat standarte e deri tek suitat e veqanta, të gjitha janë të pajisura me cdo gjë të nevojshme për akomodimin tuaj.
Çdo orë e ditës është një mundesi per ju që te shijoni ushqime nga kuzhina tradicionale turke dhe ajo boterore si dhe një shumëllojshmëri pijesh të përgatitura enkas për ju.
Restoranti kryesor me hapësir të brendshme dhe të jashtme dhe restorantet e tjera të ushqimeve të vendosura në mënyrë të përshtatshme për akses të lehtë gjatë pushimeve tuaja ofrojne ushqime te ndryshme e te shijshme gjate tere kohes, per te mos harruar restorantet A’la Carte te cilat do ju dërgojnë në një dimension tjeter të ushqimeve botërore.
Do të hasni surpriza gjatë gjithë ditës. Në botën e argëtimit që do të tërheqë të gjitha moshat, do të perjetoni një kënaqesi të veqantë ju dhe fëmijet tuaj në Granada Luxury Resort Okurcalar.
Shërbime të tjera qe ofron ky hotel jane dhomat e masazhit, pastrime të fytyrës, Spa, një dhomë me avull dhe një banje turke(Hamam).
Vlen të theksohet se ky hotel nga Aeroporti i Antalyas është 1 orë e 20 minuta.