Nëse jeni duke kërkuar një hotel luksoz me pamje unike dhe pak hapa larg nga plazhi Akkan, Diamond of Bodrum Hotel është zgjedhje e duhur për ti përmbushur të gjitha kerkesat për pushimet tuaja.
Me konceptin Ultra All – Inclusive dhe hotel i vlerësuar me 5 yje, Diamond of Bodrum ju ofron ndjësi të mira e sidomos kur ju gjendeni pranë shumë gjërave për të bërë.
Me një sherbim cilësor nuk ka si të mungoj edhe akomodimi i rehatshëm, Diamond of Bodrum ju ofron akomodimin në disa kategori të ndryshme dhomash, varesisht nga dëshira juaj se a dëshironi dhoma standarte apo edhe dhoma familjare.
Restaurantet kanë një gamë të gjerë të kuzhinës turke dhe botërore me cilësi të lartë dhe standarde higjienike. Ju mund te provoni ushqime gjatë gjithë kohës në restaurantin kryesor apo edhe shërbim në dhomen tuaj si dhe ne restaurantin A la carte. Derisa nuk mungon as edhe zgjedhja se ku deshironi të shijoni pijen tuaj në barin e çatisë, barin pranë pishinës apo në barin e plazhit nga dita në natë.
Diamond of Bodrum i cili ndodhet buzë detit, ka një plazh të veçantë për ju. Mysafirët e rritur mund të zhyten në pishinën e jashtme dhe të vegjlit mund të bëjnë një spërkatje në pishinën e fëmijëve, gjithashtu edhe në ambientet e mbyllura, mysafirët do të gjejnë një pishinë për të rritur, pishinë për fëmijë dhe xhakuzi.
Ky hotel ofron edhe opsione tërheqëse dhe aktivitete argëtuese për mysafirët që duan të maksimizojnë çdo moment të pushimeve të tyre.
Ju mund të relaksoni veten edhe me sherbime si spa, masazh, apo banja turke, si dhe sportisteve ju ofrohet mundësia të pushojnë trupin me të gjitha llojet e aktiviteteve dhe lojrave. Ndersa mysafirët më të vegjël mund të marrin pjesë në klubin e fëmijëve.
Më e veqanta për adhuruesit që deshirojnë shetitjet, pranë hotelit gjenden disa nga vendet me rendësi për Bodrumin ku ju mund ti vizitoni e që përfshijnë Kalanë e Bodrumit dhe Muzeun e Arkeologjisë Nënujore të Bodrumit.
Nga Aeroporti i Bodrumit ju duhen vetëm 35 minuta për të arritur në Diamond of Bodrum Hotel.