I vendosur në një nga gjiret më të bukura të Bodrumit, jeni të sigurt që do të shijoni qëndrimin tuaj në Blue Dreams Resort teksa përjetoni të gjitha gjërat e bukura në një vend.
Me konceptin e sherbimeve Ultra All – Inclusive dhe i vlerësuar me 5 yje ofron një përzierje ideale të vlerës, komoditetit dhe një mjedisi familjar me një sërë lehtësish.
Me një plazh me rërë 700 metra te gjatë dhe dalje direkte ne det nga hoteli, ju mund të bëni plazh dhe te merrni me aktivitete te ndryshme gjate gjith kohes sa jeni duke qendruar ne plazh. Perveq kesaj ju mund te perfitoni argetim edhe një nga 5 pishinat e ndryshme qe ju presin dhe 1 pishinë me aquapark qe ta freskoni veten në ditët e nxehta të verës.
Akomodimi në Blue Dreams resort përbëhet nga dhoma të dekoruara për të plotësuar preferencat tuaja, duke filluar nga dhoma standarte, dhoma familjare si dhe suita te veqanta. WIFI ne dispozicion ne te gjithë hotelin.
Hotel La Vita ofron edhe një bar dhe restorant në vend për mysafirët, ndersa per adhuruesit e ushqimeve nderkombetare perkujdeset A la carte, duke ju ofruar pjata te shijshme.
Ju do të shijoni pushimet tuaja në Blue Dreams Resort dhe do të rinovoheni dhe do të lehtësoheni me terapistët me përvojë apo edhe të kaloni kohe ne spa, banja turke apo fitness.
Blue Dreams Resort ofron për ata që nuk duan të bëjnë kompromis me jetën e tyre të shëndetshme dhe zakonet sportive edhe gjatë pushimeve, mund të përkëdhelin veten në fushën e tenisit, sportet ujore dhe aktivitete të ndryshme sportive gjatë ditës.
Blue Dreams Resort është vendi ku ëndrrat bëhen realitet.
Festoni dashurinë tuaj me pamjet më të bukura të Bodrumit, ju mendoni vetëm për zotimet tuaja në një muzg të mrekullueshëm, gjithçka tjetër është çështja e Blue Dreams Resort qe perkujdeset deri ne detaje qe dita juaj e veqantë të kthehet në një mrekulli.
Juve ju duhen vetëm 25 minuta për të arritur nga Aeroporti i Bodrumit në Blue Dreams Resort.
Rezervo tani
Viber |