I ndodhur pranë bregdet, Azure by Yelken Hotel ofron komoditet për të gjithë dashamirësit e plazhit dhe luksit për një përvojë të paharrueshme pushimesh.
Me konceptin Ultra All – Inclusive, ofron 232 dhoma të ndryshme për akomodimin tuaj ku mund të zgjedhni nese dëshironi të vendoseni në dhoma standarte, dhoma me pamje nga deti dhe të pershtatshme për fëmijë apo me suita të veqanta. Wi-Fi falas është në dispozicion në të gjithë hotelin.
Objektet e shkëlqyera që ofron Azure by Yelken e bëjnë këtë hotel zgjedhjen perfekte për të gjithë ku asesi nuk do të ju mungoj as shërbimi me ushqimet tuaja të preferuara. Me 3 restorante e saj, duke përfshirë 1 restorant gjithëpërfshirës dhe 2 restorante A la carte ju mund të provoni pjata nga kuzhina ndërkombëtare si greke apo edhe turke.
Me daljen direkte në plazh ju mund të shijoni bregdetin në plazhin privat të hotelit apo edhe të bëni zhytje freskuese në njërën nga 3 pishina të jashtme duke përfshirë pishinën për fëmijë apo edhe në 2 pishinat e brendshme prap me seksion për fëmijë dhe një pishinë vetëm për të rritur.
Në Azure by Yelken Hotel, ka argëtim të pafund për të gjithë familjen me shumë aktivitete dhe argëtime për t’ju mbajtur të zënë gjatë gjithë ditës. Ju mund të trajtoni gjithashtu vetën me një masazh, në banjë turke apo edhe sauna. Hoteli ka edhe një mini klub për të minimizuar cdo detaj të argëtimit tuaj.
Nga Aeroporti i Bodrumit ju duhen vetëm 60 minuta për të arritur në Azure by Yelken Hotel.