AMELIA BEACH RESORT HOTEL & SPA – SIDE
Me plazh privat në Antalya, ky resort me 5 yje është ‘i vërshuar’ me pishina në hapësira të jashtme dhe të brendshme e me topoganë.
Hoteli Amelia Beach e ka një tunel të veçantë të ndërtuar për të shkuar në plazhin e mrekullueshëm me guralecë dhe rërë mahnitëse, ndërsa në plazh shtretërit, karriget dhe peshqirët për plazh dhe pishina ofrohen falas.
479 dhomat e llojeve të ndryshme në Amelia Beach Resort Hotel janë të pajisura me klima, TV dhe ballkonë privatë. Të gjitha dhomat janë me parket dhe kanë banjo private me kabnë tushi dhe me tharëse të flokëve, ndërsa disa prej tyre ofrojnë pamje skenike nga deti Mesdhe.
Në ofertën All Inclusive që Amelia Beach Resort Hotel & Spa ofron për klientët e Max Travel, mëngjesi, dreka dhe darka servohen në restorantin kryesor në byfe, duke përfshirë edhe meny për dietë dhe ato për fëmijë dhe supë gjatë orëve të mbrëmjes.
Ndërsa përveç restorantit kryesor, në hotel gjenden dhe katë restorante tjera a la carte, të cilat ofrojnë ushqime të shijshme të kuzhinës turke, italiane, kineze dhe ushqime të detit, të përgatitura nga stafi profesionist. Gjatë vizitës suaj ju mund të vizitoni nga një herë secilin restorant, pa pagesë. Çdo ditë në orë të caktuara shërbehen lloje të ndryshme të torteve dhe biskotave me kafe e çaj.
Përveç relaksimit në pishina e plazh, ju mund të kaloni mbrëmje argëtuese duke shikuar animacione të përgatitura nga ekipë profesionistësh, të cilat shfaqen çdo natë në amfiteatrin e hotelit, ose të merreni me aerobik, gjimnastikë apo të luani lojëra si pikado e ping-pong.
E relaksin mund ta gjeni edhe në qendrën për Spa, ku stafi profesionist do të ju mundësojë të shijoni shërbimet si Hamam turk, sauna, fitness e masazhe të ndryshme.
Për fëmijët, hoteli ka mini klubin si dhe Luna Park, kënd ky në të cilin ata mund të argëtohen me lojëra e aktivitete, si dhe të takohen me fëmijë të vendeve të ndryshme.
Amelia Beach Resort Hotel & Spa gjendet 80 km nga aeroporti i Antalya.
Ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm!