Hoteli Adora Resort, i cili ndodhet në Qendrën e Turizmit në Belek eshtë afërsisht 1 km nga 5 klubet më të bukura të golfit të Belekut, që është qendra e golfit të Turqisë.
Përveç restorantit kryesor, ju mund të shijoni ushqimin e shijshëm në restorantet e ndryshme dhe të pini pijet tuaja në baret gjatë gjithë ditës. Do keni mundesinë që të shijoni ushqime të ndryshme nga kuzhina tradicionale turke dhe nga ajo botërore.
Adora Resort, ju ofron juve dhe të dashurve tuaj mundësi akomodimi ne dhoma standarde, dhoma familjare dhe suita të vecanta. Vendndodhja e hotelit ju jep mundësinë për të eksploruar Antalian e mrekullueshme duke ofruar një atmosferë madhështore si dhe shërbim cilësor.
Hoteli Adora Resort, i cili ndodhet në Belek në Antalia dhe buzë plazhit me ujërat e kthjellta të Mesdheut, ka një plazh të veçantë me rërë. Gjithashtu ka pishina për foshnja dhe fëmijë, si dhe të jashtme dhe të brendshme, gjithashtu ka një rrëshqitje uji.
Ka shumë ambiente shëndetësore dhe të kujdesit për ju në qendrën SPA.
Ekipi ndërkombëtar i animacionit ju fton në argëtim dhe sport me aktivitete të ndryshme gjatë ditës si lojëra në pishinë, boccia, gjuajtje me hark dhe gjimnastikë.
Adora Resort gjendet vetem 30min larg nga Aeroporti i Antalyas.