I vendosur në Gadishulli Pina i cili është një nga gjiret më të bukur të Bodrumit, Titanic Luxury Collection hotel me 5 yje ofron rehati maksimale per pushuesit me luksozitetin dhe sherbimet e tij
Me konceptin Ultra All – Inclusive, ka një mori objektesh për të kaluar ditët, duke përfshirë një plazh të shkëlqyer 350 metra të gjatë, objekte luksoze spa dhe një sërë restorantesh të shijshme.
Akomodimi është i rehatshëm, elegant dhe klas me gjithçka që ju nevojitet për një pushim vërtet relaksues. Juve ju metet vetem te zgjidhni dhomen se a deshironi te jetë dhoma standarte, dhoma familjare, dhoma me pamje nga deti apo edhe me suita te veqanta.
Koleksioni luksoz i Titanic Bodrum ec përpara me restorantet e tij të udhëhequr nga kulinarët e aftë dhe shijet e tij të këndshme që tërheqin çdo shije të pushuesve ne restorantin kryesor, derisa pijen tuaj mund ta shijoni ne nje bar.
Perveq plazhit ju mund të argetoheni edhe ne nje nga pishinat e jashtme apo edhe në pishinat e brendshme te projektuara deri ne detajin e fundit per te gjitha grupmoshat. Ju mund të luani tenis në këtë resort, dhe zona është e njohur për zhytje apo te trajtoni trupin tuaj ne masazh, spa, sauna, banje turke si dhe fitness.
Titanic Luxury Collection Bodrum mendon edhe per femijet, me një park ujor të mbushur me argëtim dhe një klub argëtues për fëmijë. Me Titanic Luxury Collection Bodrum, zemra juaj do të mbetet në Egje.
Juve ju duhen vetem 20 minuta për te arritur nga Aeroporti i Bodrumit në Titanic Luxury Collection.