Hoteli Grand Halic është i pozicionuar mirë në qarkun qëndror të Beyoglu dhe gëzon pamje mahnitëse të gjirit të detit Golden Horn.
Sheshi Taksim dhe Kulla Gallata apo “Galata Tower” janë shumë afër hotelit. Hoteli përmban pishinën e brendëshme dhe sallonin SPA.
Brenda në dhome: Hoteli ka dhoma dhe suita të paisuara mirë për mysafiret me një hapsirë të mirë për qëndrim dhe TV satelitor .Secila njesi ofronë ajër të kondicionuar ( për nxemje dhe ftohje) si dhe internet WIFI pa pagesë.
Karakteristikat e pronës: Pishina e brendëshme e hotelit Grand Halic ju ofron relaks pas një ditë të gjatë nga shetitjet nëpër qytet. Hoteli gjithashtu posedon një Hammam tradicional , Sauna , si dhe objektin në dispozicion për masazha.
Ushqimi dhe pijet: Restorani “Adali” në katin më të lartë ju ofron meze Turke me një pamje unike te horizontit Shekullor të Stanbollit. Mysafirët mund të provojnë Rakin Aniseed ne bar duke luajtur biljardo dhe duke shijuar muzike live.
Kafën turke tradicionale mund ta shijoni në Lobi Bar “Rude de Pera.
Vendndodhja: Tuneli Tram Stop në lagjën Istiklal gjindet 5 minuta larg nga hoteli Grand Hilic.
Stacioni “Funicular Beyoglu” është 100 metra larg dhe lidhet direkt me Urën Galata . Qendra tregtare më e afert është Demioren AVM dhe është vetëm 10 minuta ecje në distancë . Qendra tregtar Cevahir është 5 km dhe Qendra e kongresit Lutfi Kadir është vetëm 4 km nga Hoteli.
Në recepcion ju mund të paiseni me kartelën e transportit publik.