Pozita:
Hoteli është i vendosur në Gundogdu, 55km nga aeroporti dhe 20km nga qendra e qytetit Manavgat.

Vendosja:
Hoteli posedon gjithsej 308 dhoma në 6 blloqe të ndërtesës. Standard dhoma 244 (27m²;max.2+1pax), dhoma Familjare 62 (61m²; dy dhoma gjumi me derë ndarëse në mes, një banjë, max.2+2pax), Royal Suit (85m²; dy dhoma gjumi, një dhomë e ndejës dhe dy banjo, njëra është me Jacuzzi max.4pax). Të gjitha dhomat posedojnë banjë private, vaskë, tharëse flokësh, sistem qëndror të klimatizimit, telefon direkt, arkë, mini bar (lëngje, ujë dhe birrë, rimbushet çdo ditë), set për kafe dhe çaj, internet WI – FI, TV satelitor me kanale muzikore, ballkon. Dhomat mund të jenë me pamje nga deti apo kopshti.

Shërbimi:
Ultra All Inclusive – ushqimi dhe pijet shërbehen 24.00 orë, bufe e hapur për mëngjes, mëngjesi i vonshëm, dreka, pasdite ushqim i lehtë, darka dhe ushqim i lehtë në orët e vona. Pije dhe shportë me fruta në mirëseardhje. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standarde nga importi, çaj, kafe, lëngjet e freskëta frutash vetëm për mëngjes, akullore. Mini bar në dhoma rimbushet çdo ditë me lëngje dhe birrë dhe janë pa pagesë. A’la Carte Restorant janë me rezervim paraprak një herë gjatë qëndrimit. Me pagesë: Pijet premium nga importi, verërat speciale vendore dhe nga importi, pijet energjike dhe të gjitha pijet në shishe, shërbim në dhomë, nargile.

Përmbajtja:
Horizons – Restouranti kryesor me bufe të hapur, bufe për fëmijë, bufe dietale, restorant pranë pishinës, ushqime të lehta dhe bare pranë plazhit. A’la Carte Restaurant – Anatolia
(Kuzhinë Turke), Capri (Kuzhinë Italiane), Taka (Peshku) janë me rezervim paraprak. Bare përgjatë tërë kompleksit hotelierik. Me pagesë: mjeku, telefoni, faksi, internet, kujdestare për fëmijë, lojërat kompjuterike, floktari, larje rrobash, qendra tregtare, rent a car.
WI-FI internet në Lobby dhe në dhoma është pa pagesë.

Plazhi:
Hoteli posedon plazhin privat, me rërë, shtretërit, ambrellat e diellit, peshqirët për plazh dhe pishinë janë pa pagesë. Pavilionet private në plazh janë me rezervim paraprak dhe janë me pagesë shtesë.

Sporti dhe argëtimi:
Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, aqua park (për të rritur dhe fëmijë – veçmas), fitness qendra, banjë Turke, saunë, dhomë me avull, teren për tenis, mini futboll, basketboll, volejboll, volejboll plazhi janë pa pagesë. Me pagesë: floktari, Wellness & SPA qendra, sportet ujore, ndriqimi dhe orë tenisi, bowling,
biliardo.

Program argëtues me ekipe profesionale. Programi ndryshon çdo ditë gjatë periudhës dy javore. Gjatë ditës gara të ndryshme dhe në mbrëmje show programe. Mini klub për fëmijë ku ekipi profesional organizon programe speciale gjatë ditës dhe në mbrëmje.

This slideshow requires JavaScript.