Lake&River Hotel and Spa, një hotel luksoz me koncept Ultra All Inclusive do t’ia vlejë çdo minutë të kohës tuaj atje

Hoteli ndodhet në pjesën më të çmuar të Side, midis lumit Manavgat dhe Titreyengöl, në një distancë te afert nga deti. Dhomat e hotelit kanë një pamje unike të liqenit dhe lumit. Do të gjeni disa lloje dhomash duke filluar nga dhomat standarte deri tek suitat e vecanta dhe shumë të tjera, të gjitha të pajisura me gjerat thelbesore per komoditetin tuaj.

Stafi i Lake&River Hotel and Spa do të ju shërbejë në River Restaurant, Street Bistro dhe Bare me menunë e tyre të pasur të pijeve dhe pjatat e shijshme.

Mysafirët mund te provojne shijet dhe menutë tradicionale por mund edhe te shijojn ushqime nga Kuzhina Botërore në restorantet italiane dhe meksikane për darkë.

Hoteli posedon pishina te jashtme dhe te mbrenshme, dhe plazhin privat i cili gjindet vetem 300m larg.

Aktivitetet e ditës përfshijnë lojëra dhe gara në pishinë, gjimnastikë, lojëra reflekse, qitje me pushkë ajrore, joga, kërcim oriental, volejboll në plazh. Në programin e natës, shfaqje të ndryshme çdo natë, festa argëtuese pas shfaqjes, festa në kopsht dhe netë me koncepte të ndryshme.

Lake&River Hotel and Spa gjindet vetem 60 minuta larg nga Aeroporti i Antalyas.