A jeni gati për një pushim spektakolar gjithëpërfshirës me qasje direkte në bregdet e me një sherbim fantastik, e ku tjetër si në Side tek Lago Hotel.
Me konceptin Ultra All – Inclusive, komoditeti, cilësia, shërbimi i pafund prezantohen në një arkitekturë luksoze për një pushim të paharrueshem.
Në Hotel Lago, çdo preferencë e dhomës tuaj mund të plotësohet. Duke filluar nga dhomat standarte, deri tek dhomat familjare, dhomat me pamje nga deti dhe suitat e veçanta, ju do të gjeni një ambient luksoz për të qëndruar. Wi-Fi falas është i disponueshëm në të gjithë hotelin, duke ju mundësuar qasje në internet pa kufizime.
Përveç kësaj, Lago Hotel është gati për ju me gatime të shijshme nga duart e kuzhinierëve profesionistë, secili me shijen e tij unike që ju sjellin kuzhinën botërore. Për të kënaqur gjithashtu dëshirat tuaja për pije, hoteli ofron një bar të plotë me zgjedhje të gjerë.
Me qasjen direkte në plazhin e saj privat me ujërat e kristalta si dhe me pishinen e jashtme me aqua parqe, pishinen për fëmijë dhe pishinat e brendshme, relaksi juaj do të arrij kënaqesin kulminante.
Përveç kësaj, Lago Hotel ofron një sërë shërbimesh për trajtimin e trupit tuaj në sauna, në spa, qendër fitnesi, dhomë lojërash dhe një qendër tregtare. Ndërsa, shfaqje amfiteatri, klub nate, mini klub, aktivitete të tilla si argëtim i pangopur i mundshëm nga dita në natë.
Lago Hotel gjendet vetëm 50 metra larg liqenit dhe 300 metra larg lumit. Kjo vendndodhje e veçantë ju lejon të eksploroni natyrën në mënyrën më të mirë të mundshme. Mund të shijoni ecjen, vrapimin, çiklizmin dhe të shihni shumëllojshmërinë e faunës së zogjve të kësaj zone.
Juve ju duhën vetëm 70 minuta për të arritur nga Aeroporti i Antalyas në Lago Hotel.