Hotel Fun & Sun Club Belek është vend ideal për ti kaluar pushimet familjare me fëmijë për një sërë lehtësish dhe mundësish.

Me konceptin Ultra All – Inclusive, restaurantet kanë një gamë të gjerë të kuzhinës, ju mund te provoni ushqime ne restaurantin kryesor si dhe ushqime nga kuzhina boterore në restaurantet A’ la Carte. Me konceptin Ultra All Inclusive, kënaqësia e mysafireve mbahet në nivele te larta.

Me një sherbim cilësor nuk ka si të mungoj edhe akomodimi i rehatshëm, ju mund te venodseni në dhoma me madhësi të ndryshme qoftë standarte apo edhe dhoma me pamje. WiFi falas eshte e disponueshme në të gjithë hotelin.

Perveq kapacitetit maksimal të akomodimit, padyshim qe Hotel Fun & Sun Club Belek ka menduar edhe për argëtimin tuaj për të gjitha grupmoshat.

Ju mund të përjetoni parajsën bregdetare duke kaluar kohë në plazhin privat me rërë apo edhe në pishinen e jashtme, pishinen e mbrendshme, me shume aktivitete dhe sporte ujore, fushë tenisi si dhe rreshqitje uji.

Nëse mendoni se eshte vetëm kaq, atëherë per ju ofrohet edhe mundësia e trajtimit të trupit edhe më mirë në një spa apo sauna dhe banjë turke. Por pa i harruar edhe të vegjlit sepse Fun & Sun Family Club Belek ka pergaditur edhe mini klub për fëmijë dhe kend lojerash.

Juve ju duhën vetëm 40 minuta për të arritur nga Aeroporti i Antalyas në Fun & Sun Family Club Belek