Diamond Elite Hotel & Spa i cili ndodhet në Side është gati ti bashkoj shijet e botës për të ju ofruar një pushim të paharrueshëm.

Diamond Elite Hotel & Spa ofron shumë më shumë sesa një akomodim, sepse këtu luksi dhe komoditeti takohen me shërbimet nga pishina në plazh, pjata të shijshme e deri tek aktivitetet e këndshme, klubi i natës dhe qendra e fitnesit.

Me konceptin All – Inclusive, ju do të sherbeheni ne menyrën më të mirë të mundshme, me pjata nga kuzhinës turke dhe prodhimeve të detit në një përzgjedhje të ndryshme në një ambient relaksues dhe të ngrohtë. Apo për një festë të paharrueshme plot argëtim me opsione të ndryshme si të bareve.

Një gjumë i qetë me atmosferën relaksuese me një dekorim që vë në plan të parë luksin, cilësinë dhe komoditetin ju pret në Diamond Elite Hotel & Spa me shumë zgjedhje nga dhoma familjare, dhoma standard dhe dhoma me pamje.

Diamond Elite Hotel & Spa po kthehet në adresë të pazëvendësueshme të muajve të verës me pishinat higjienike të brendshme dhe të jashtme me rreshqitje uji te cilat konsiderohen të pershtatshme edhe për fëmijët. Përveq kësaj ju mund të vazhdoni relaksimin tuaj edhe ne plazhin privat i cili gjendet vetëm 250 metra larg nga hoteli.

Diamond Elite Hotel & Spa ju fton në argëtim të pakufizuar me aktivitete të pakrahasueshme duke filluar nga sportet ujore dhe lojerat e ndryshme e deri tek nata ku ju presin shfaqje muzikore live, shfaqje teatrale dhe për më të vegjelit animacione te ndryshme.

Për këtë super hotel ju duhen vetëm 45 minuta për të arritur nga Aeroporti i Antalyas.