Hotel Diamond De’Luxe është nje hapësirë jetese ku luksi dhe komoditeti janë të pakufizuar.

Për t’u ofruar pushuesve një qëndrim të këndshëm, Hotel Diamond De’Luxe ofron shërbim në konceptin “Ultra All Inclusive”.

Alternativat e ndryshme të dhomave të ofruara nga hoteli ynë do t’ju ndihmojnë të zgjidhni dhomën e duhur për ju. Diamond De’Luxe do të përmbush të gjitha pritjet tuaja me dhomën standarde, dhomën familjare me banjë dyshe, dhomën familjare me një banjë dhe dhomat për personat me aftësi të kufizuara.

Të gjithë pamjen e mrekullueshme që ofron Diamond De’Luxe ju mund ta shijoni nga tarraca juaj perfshire edhe pishinën e mrekullueshme dhe pamjen e detit. Vlen të theksohet se hoteli ka dalje direkte në plazh.

Diamond De’Luxe, ju ofron një kulturë të pasur gastronomike. Ju mund ta filloni ditën me një mëngjes të pasur, të shijoni ushqimet e shijshme në bufenë e hapur në drekë dhe darkë. Gjithashtu per ata te cilet duan te provojnë shije të ndryshme të kuzhinës botërore, si dhe të kuzhinës otomane, jane restaurantet A la Carte ku do ju ofrojne kete mundesi.

Përveç rrëshqitjeve në ujë, pingpong, bilardo dhe lojëra speciale; Argëtimi i pafund është i mundur edhe me aktivitetet e natës si shfaqje muzikore live, shfaqje amfiteatrore dhe klube nate!

Diamond De’Luxe nga aeroporti i Antalyas është vetëm 40 minuta larg.