Hoteli i cili u hap në sezonin e verës 2014, ka një standard 5 yje dhe ndodhet buzë detit mes palmave dhe luleve shumëngjyrëshe.

Në ambientin e jashtëm të hotelit ka pishina për të rritur dhe fëmijë, një pishinë me rrëshqitje, 1 pishinë përdoret vetëm nga mysafirët e Botanik Platinum.

Pishinat e tjera janë të përbashkëta me pishinat e Botanik Hotel & Resort. Pishina e brendshme është vetëm për mysafirët e Botanik Platinum. Mysafirët e Botanik Platinum përdorin pishinën e fëmijëve të Botanik Hotel & Resort.

Delphin Botanik Platinum ka gjithsej 447 dhoma, të ndara në disa kategori të ndryshme ju mund të zgjedhni të akomodoheni në dhoma standarte dhoma familjare apo ne suita te vecanta.

E te gjitha dhomat ne hotel jane te pajisura me TV me ekran LED, minibar premium të mbushur çdo ditë me ujë e pije te ndryshme e deri tek kompletet e nevojshme higjienike

Restoranti kryesor shërben ne konceptin bufe e hapur për të gjitha vaktet në mëngjes, mesditë dhe mbrëmje. Pijet lokale dhe pijet joalkoolike janë të përfshira në koncept. Te mund të përfitojnë nga secili nga 5 restorantet A’la Carte pa pagesë një herë me një rezervim për aq kohë sa ata qëndrojnë.

Animacion gjatë ditës, turne sportiv, lojëra në pishinë. Në mbrëmje, revue, skeme, shfaqje animacionesh, muzikë live dhe disko janë të përgatitura për t’ju argëtuar.

Në mini club ka animatorë gjermanisht, anglisht, rusisht dhe turqisht për fëmijë të moshës 4 – 12 vjeç. Në mëngjes dhe pasdite bëhet animacion i veçantë për fëmijët. Përveç kësaj, pishina e jashtme, këndi i lojërave, parku argëtues, mini disko, kinemaja për fëmijë janë në shërbim të mysafirëve të vegjël.

Qendra spa është e hapur nga ora 09:00 deri në 20:00. Shërbimet në dispozicion për të gjithë mysafirët jane Banjo Turke, Sauna, Dhoma me avull, dhe Dhoma e Relaksit.

 

Delphin Botanik Platinum gjendet vetem 1h 20 min larg nga Aeroporti i Antalyas

This slideshow requires JavaScript.