Hoteli ndodhet në Belek dhe ka Aquaparkun më të sigurt të rajonit të Mesdheut, si dhe një plazh me rërë dhe guralecë. Aquaparku i tij ju ofron mundësinë e aventurës dhe adrenalinës me dy kullat e tij të ndryshme.

CRYSTAL WATERWORLD RESORT & SPA posedon disa kategori te ndryshme dhomash per akomodimin tuaj, duke perfshire keshtu dhomat standarte, dhomat familjare dhe suitat e vecanta.

Ndersa sa i perket ushqimit, nje shumellojshmeri ushqimesh do te gjeni aty nga kuzhina turke dhe ajo boterore, ne restaurantin kryesor ju do e keni sherbimin ne konceptin bufe e hapur, por restaurantet A la Carte perveq ushqimeve nga kuzhina boterore ju ofrojne edhe mundesin per nje nate romantike me te dashuren tuaj.

Ju do të shijoni ditët tuaja gjatë qëndrimit tuaj me aktivitete animacioni gjatë gjithë ditës, shfaqje në mbrëmje të përgatitura nga grupe profesionale, koncerte me muzikë live në ditë të caktuara të javës dhe disko tonën. Ju gjithashtu mund të dyfishoni gëzimin duke luajtur lojëra si bowling, bilardo, shigjetë dhe futboll në Qendrën e Argëtimit.

SPA e pajisur plotësisht ju ofron mundësinë për të kaluar nje kohe unike me trajtimet e saj të lëkurës dhe trupit, kopshtin privat të spa, pishinën e hapur me teknologji Hidromasazhi (pa ngrohje), shtretër relaksimi me xhakuzi dhe xhakuzi privat. Ne hotel pervec qendres SPA ka edhe sherbime hamami turk, sauna, dhoma me avull dhe sherbime parukerie.

CRYSTAL WATERWORLD RESORT & SPA u ofron hapsire të vecantë që mysafirët e vegjël të kenë një festë të kënaqshme, të pakufishme me liri të pafund. Aktivitete që vazhdojnë gjatë gjithë ditës, Crispy Mini Club, lojëra, pishina e tyre private, shërbime ushqimore dhe pijesh për fëmijët.

Ky resort i mrekullueshem gjendet vetëm 40 minuta larg aeroportit të Antalyas.