Rehati e pakufizuar dhe shërbimi ne nivelin me te larte bashkohen në Crystal Sunrise Queen Luxury Resort & Spa. Ky është një hotel ku shërbimi i përsosur kombinohet me argëtimin dhe ku mund të shfrytëzoni sa më shumë pushimet tuaja në dhomat e tij të dizajnuara ndryshe. Ju ofrohet mundësia për të kaluar pushime të freskëta dhe relaksuese ne hapësirën e gjerë, plazhin me rërë 150 metra të gjatë dhe pishinat me përmasa të ndryshme.

Sunrise Queen Luxury Resort & Spa posedon disa kategori të ndryshme dhomash për akomodimin tuaj, duke përfshirë kështu dhomat standarte, dhomat familjare dhe suitat e vecanta.

Sa i përket ushqimit Sunrise Queen Luxury Resort&Spa premton shumë, nga kuzhinieret professional, qe ju ofrojne ushqime te shijshme nga kuzhina botrore dhe ajo turke e deri tek ambienti i persosur që ka ne dispozicion qe ju të kaloni nje kohe te mire me familjen tuaj.

Qendra jonë e Shëndetit dhe Bukurisë SPA e pajisur plotësisht ju ofron mundësinë për të kaluar pushime unike me trajtimet e saj të trupit, jakuzzi, SPA me sistem hidromasazhi. Ne hotel pervec qendres SPA ka edhe sherbime hamami turk, sauna, dhoma me avull dhe sherbime parukerie.

Sunrise Queen Luxury Resort&Spa krijoi mundësi që mysafirët e vegjël të kenë një festë të kënaqshme, të pakufishme me liri të pafund. Aktivitete që vazhdojnë gjatë gjithë ditës, Crispy Mini Club, lojëra, pishina e tyre private, shërbime ushqimore dhe pijesh për fëmijët e vegjel dhe adoleshentët.

Ky resort i mrekullueshem gjendet vetëm 50 minuta larg nga aeroporti i Antalyas.