I vendosur në Belek, pak hapa nga plazhi, Crystal Boutique Beach & Resort ofron akomodim vetëm për të rriturit me një ambient të mbushur me shumë aktivitete të ndryshme gjatë ditës dhe natës.

Në Crystal Boutique Beach & Resort ju mund të zgjedhni të akomodoheni ne disa kategori të ndryshme të dhomave duke përfshirë edhe dhomat standarte apo ne dhomat superiore, të gjitha janë të pajisura me gjërat e nevojshme që ju të ndiheni sa më rehat.

Ata kanë menduar për gjithçka që të mund të shijoni shërbimin dhe komoditetin e përsosur, të grumbulloni kujtime të paharrueshme dhe të argëtoheni maksimalisht gjatë qëndrimit tuaj.

Shumë opsione ngrënieje janë të disponueshme në Crystal Boutique Beach & Resort, duke përfshirë kuzhinën tradicionale turke dhe pjatat nga kuzhina boterore. Mysafirët mund të shijojnë kokteje te ndryshme ne baret e hotelit.

Do te mund të shfrytezoni shërbimet e spa si dhe banjen turke. Ky hotel përmban gjithashtu një bar/sallë pritjeje, një fushë tenisi të hapur dhe një pishinë të jashtme sezonale.

Duke folur gjermanisht, anglisht, rusisht dhe turqisht në recepsion, stafi është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar.

Crystal Boutique Beach & Resort gjendet vetëm 45 minuta larg nga aeroporti I Antalyas.