Pas një viti të ngarkuar me punë dhe përkushtim të përditshëm është e natyrshme të kërkoni një destinacion të mahnitshëm dhe relaksues për pushimet tuaja. Max Travel ka zgjedhur për ju një vend të mrekullueshëm për të kaluar pushimet tuaja dhe ku më mirë se në Bodrum të Turqisë.
Sigurisht që tani në mendjen tuaj ka shumë pyetje se si janë ofertat për të shkuar, për hotelin se ku do të qëndroni, cilin hotel të zgjidhni, a është afër aeroportit, a është ushqimi i mirë, po për fëmijët? Të gjitha këto sigurisht që janë pergaditur vetëm për ju.
E ofertën më të mirë do ta gjeni në MAX TRAVEL për Verën 2023 në Bodrum, Max Travel tashme ka gati listën e hoteleve në Bodrum që kanë shërbimin më të mirë për ju për të kaluar pushime të paharrueshme.
1. MyElla Hotel Resort & Spa
My Ella Resort Hotel & Spa është mjedis ideal për një pushim relaksues në diell me pamjen tërheqëse dhe moderne, mirpo hoteli përmirësohet edhe më tej nga mjedisi i tij buzë detit. Me 2 restorante dhe 5 lloje baresh që ofrojnë kuzhina lokale dhe ndërkombëtare. Ju mund të akomodoheni në dhoma me suita te veqanta. Nëse kjo është një përvojë e plotë relaksimi, atëherë mos kërkoni më larg se pishina kryesore, pishina e brendshme, pishina për fëmijë banja turke ose edhe spa e shumë aktivitete të tjera.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖 Direkt ne plazh: PO
2. Azure by Yelken Hotel
Azure by Yelken Hotel është një nder hotelet luksoze që ju mund të vizitoni në Bodrum. Me konceptin Ultra All – Inclusive, të gjitha dhomat e mysafirëve në Hotel Azure By Yelken kanë ballkone private, disa prej të cilave kanë pamje nga deti. Hoteli Azure By Yelken ka gjithashtu restorant A la carte që ofron kuzhinë italiane dhe restorante që ofron kuzhinë turke. Një shumëllojshmëri e sporteve ujore janë në dispozicion në plazhin privat, Azure By Yelken Hotel është i pajisur edhe me pishina të brendshme dhe të jashtme, plus një pishinë të veçantë për fëmijët e per relaks spa ofron një gamë të plotë të trajtimeve.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖 Direkt ne plazh: PO
3. Crystal Green Bay
Ky hotel është i ndërtuar direkt në plazhin e Gjirit Güvercinlik-Kuyucak dhe ndodhet vetëm 40 minuta nga qendra e qytetit të Bodrumit. Me arkitekturën e tij të ndryshme dhe bukurinë e jashtëzakonshme të mjedisit që ofron një plazh privat me rërë të hollë, me një shumëllojshmëri pishinash dhe aquapark me 2 rrëshqitje. Kapaciteti i përgjithshëm prej 291 dhomash ofron mysafirëve një qëndrim të këndshëm se a deshiron dhoma me pamje nga deti apo nga pylli. Ndersa trajtime te ndryshme ju presin ne kete hotel me konceptin “Ultra All – Inclusive”.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 35 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖 Direkt ne plazh: PO
4. Diamond of Bodrum Hotel
Diamond of Bodrum, ky hotel i qetë dhe gjithëpërfshirës ndodhet 4 minuta në këmbë nga Muzeu i Arteve Zeki Müren dhe 20 minuta nga Kalaja e Bodrumit. Dhomat e Diamond of Bodrum kane cdo gje qe ju nevojitet per akomodimin tuaj në dhoma të ndryshme me suita te veqanta. Hoteli gjithashtu ka restorante, si dhe një tarracë, një zonë për lojëra për fëmijë dhe një zonë private në plazh. Pajisje të tjera përfshijnë pishina të brendshme dhe të jashtme, plus një palestër, një sauna dhe hamam. Hoteli ofron shërbim në konceptin “Ultra All Inclusive”.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 20 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖 Direkt ne plazh: PO
5. Royal Asarlik Beach Hotel & Spa
Royal Asarlik Beach është një hotel modern, i ndërtuar me pamje nga plazhi Gumbet dhe gjendet vetëm 20 minuta larg qendrës së qytetit të Bodrumit. Me besimin “larg zhurmës por afër argëtimit” pret të përmbushë pritjet e të ftuarve për pushime. Hotel ideal qe kete verë të kaloni pushimet me familje, e sidomos për fëmijët. Me 350 dhoma, një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve turke, një pishinë të jashtme sezonale dhe sigurisht një kënd lojrash, dhe një menu të veçantë për fëmijë e bëjnë atë një nga hotelet perfekte për pushimet tuaja. Koncepti i punës së këtij hoteli është “Ultra All – Inclusive”.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 40 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖 Direkt ne plazh: PO
Kontaktoni dhe përfitoni nga ofertat e parezistueshme të Max Travel që të kaloni një përvojë të jashtëzakonshme pushimi në një nga hotelet luksoze të Bodrumit.