Ofertë 199€ për Stamboll – Çdo ditë të javës dhe në vikend

Oferta për në Stamboll vlen për nisje çdo ditë si dhe Oferta e fundjavës për në Stamboll për nisje të Premten ose të Shtunën

Stambolli, qyteti me të cilin krenohet Perëndimi dhe Lindja!

Ky qytet i mahnitshëm ofron një përzierje të kulturave aziatike dhe evropiane që nuk do ta gjeni askund tjetër. Admironi Xhaminë Blu dhe Hagia Sophia dhe dëgjoni thirrjen e përditshme për lutje. Blini në Grand Bazaar dhe bëni një pushim kafeje në një nga kafenetë e shumta, humbisni në rruget e lagjeve shumëngjyrshme të Stambollit.

🔴 Fluturimi me Pegasus Airlines
🔴 Asistence 24 ore 📲
🔴 Nisje nga Prishtina, Shkupi, Tirana
🔴 Cmime ekskluzive ne hotelet e perzgjedhura 👇

💎 Grand Ons 199 € per person
💎 Buyuk Sahinler 204 € per person
💎 Sim Hotel 209 € per person
💎 Tulip hotels 215 € per person
💎 Euro Plaza 219 € per person
💎 Dora Hotel Istanbul 219 € per person
💎 Central Palace 255 € per person
💎 Taksim Square 265 € per person
💎 Hilton Piyalepasa 265 € per person

⋙ Të Përfshira:
✔ Fluturimi me Pegasus Airlines/Turkish Airlines
✔ Bagazh 20 Kg
✔ Bileta e Avionit
✔ Akomodimi: 2 netë
✔ Shërbimi sipas Konceptit BB
✔ BB- Fjetje me mengjes
✔ Asistence 24/7 gjatë gjithë kohës
✔ Të gjitha taksat

🌀 Rezervo me kohe sepse numri eshte i limituar!
ℹ️ Transferi Aeroport Hotel Aeroport opcional 20 Euro per person

 

Rezervo tani

 

Whatsapp

Facebook Messenger

 

☎ 038 754 754
☎ 049 754 754
☎ 043 754 754
☎ 046 754 754
☎ +383 49 754 754 (whatsapp)
📨 email: info@maxtravel.al
#LetsGo #MaxTravel #prishtina #kosova

Stambolli është i vetmi qytet në botë, i cili ndodhet në dy kontinente, Evropë dhe Azi, dhe për të cilin krenohen si Perëndimi ashtu edhe Lindja, për historinë, kulturën, artin dhe bukurinë mijëravjeçare.

I njohur ndërkombëtarisht si Istanbul, është një nga qytetet më të bukura të kontinentit evropian. Stambolli është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë! Qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Me një popullsi prej rreth 15.5 milionë banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë. Dy zonat kryesore dhe më të populluara ndodhen në anën evropiane, ndërsa zona e tretë është në anën aziatike. Stambolli është ndërtuar në një terren kodrinor, i ndarë në shumë rrethe. Shtatë kodrat e Stambollit rreth tij ndahen nga lugina të vogla, ndërsa në majat e tyre janë ndërtuar xhami të mëdha.

Zonat historike të qytetit, monumente të rëndësishme, janë në pronësi që nga viti 1985 nga UNESCO. Disa nga monumentet e famshme të Stambollit janë

  • Xhamia Ajasofja (Ayasofya Camii);
  • Pallati Topkapi,
  • Xhamia e Sulejmanit I-rë dhe
  • Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia e Kaltër)

Monumentet kryesore ndodhen në qytetin modern, i cili kufizohet me zonën e Beyoglu TAKSIM (lagjja e vjetër Pera). Ura e famshme e Galatas, rreth 70 metra e gjatë, lidh këtë zonë të qytetit të vjetër me rrethin e Galatas.

Fokusi i qytetit modern është Sheshi Taksim, ose Sheshi i Pavarësisë, me klube të shumta nate. Në lagjen Harbiye (Harbiye), një distancë relativisht e shkurtër nga Sheshi Taksim, ndodhet Muzeu Ushtarak me ekspozita nga të gjitha periudhat e historisë ushtarake të Turqisë.

5 Fakte për Stambollin

  1. Tregu i madh në Stamboll (Kapali Çarshi) është tregu më i madh i mbuluar në botë me mbi 3000 dyqane.
  2. Stambolli përfshin sipërfaqe sa shteti Belg, me një numër pothuajse të barabartë të popullatës.
  3. Pa përjashtim, pothuajse gjithë banorët e Stambollit ankohen për njëri-tjetrin për bllokimin e trafikut, për mënyrën e punëve që bëhen etj. Por askush nuk dëshiron të largohet nga atje.
  4. “Toka dhe shkëmbinjtë në Stamboll janë të arta”. Kjo parullë e famshme e viteve të 50 të shekullit të 20 ka sjell numër të madh të njerëzve nga fshatrat në këtë qytet magjik.
  5. Në Stamboll gjendet kisha-xhami më e madhe në botë (Shën Sofija) dhe e vetmja që shërben si muze për ndikimin e thurur mes dy religjioneve dominuese në rajon.