Prishtina Max Fest 2023 tashmë ka filluar, është bërë e ditur qysh para fillimit të saj se ky festival madhështor jo komercial do të përfshijë të gjitha grupmoshat. 

Nga 7 deri më 9 maj në sheshin më të ri “George Bush” në Prishtinë, po ndodhin shumë gjëra për të ju përcjellur shumë argetim dhe emocion tek ju, me shumë aktivitete për fëmijë, supriza, mega koncerte me superyjet dhe mbi 50 përfaqësues të hoteleve nga Turqia, Dubai dhe Egjipti për të informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonit veror 2023.

Festivali më i madhë jo komercial në Kosovë do të vazhdojë të jetë i hapur  ende  duke filluar nga ora 10:00-23:00 në sheshin George Bush në Prishtinë.

Ditës së 7 Majit i priu programi madhështor i përgaditur enkas për fëmijët, në anën tjetër perderisa fëmijët ishin duke u argëtuar me palaqon, maskotat e ndryshme, duke bërë ngjyrosjen e fytyrës dhe duke vazhduar më pas me vallëzime dhe koncert posaçërisht për ta dhe shumë lojëra dhe aktivitete të tjera, qytetarët po informohen vazhdimisht nga përfaqesuesit e hoteleve dhe stafi i Max Travel në lidhje me hotelet, për të bërë rezervimet e pushimeve. 

I gjithë ky program i menduar dhe realizuar  deri ne detajin e fundit nga MAX travel dhe Komuna e Prishtinës për femijet filloj qysh ne mëngjes për të vazhduar deri në ora 18:00.

Dita e parë e Prishtina Max Fest nuk mbaroi ende.

Mbrëmja e 7 Majit kulmoi kur në skenen gjigande tek Sheshi George Bush arriti Bardhi me plotë 45min performanc të jashtëzakonshme para dhjetra mijëra qytetarve, koncerti i organizuar nga Max Travel në kuader të Prishtina Max Fest vazhdoi me Diven Elvana Gjata ku dhuroi për të gjithë të pranishmit një një super energji me hitet e saj ndervite per 45minuta. 

Vlen të theksohet se energjia e pa shtershme e ketij koncerti gjatë tërë mbremjes ishin Fisnik Zymi e Donika Hyseni .

Ndryshe në koncert sipas statistikave thuhet të kenë qenë prenzemt rreth 15.000 persona. 

PRISHTINA MAX FEST ende me ju në sheshin George Bush me panair e koncerte edhe per 2dite të tjera.